Ndoshta koha me shi apo edhe rezultatet negative të fundit, por nuk kishte ndodhur kurrë që në “Elbasan Arena” të kishte një numër kaq të vogël tifozësh si edhe sot në miqësoren ndaj Uellsit.
Duket qartë se edhe në këtë sfidë janë miqtë ata të cilët dominojnë, ndërsa bien në sy vetëm tifo-grupi “Tifozat Kuq e Zi”, por edhe këta ndryshe nga takimet e shkuara, sot janë shumë të paktë në numër.
“Kërkojmë të djersitni fanellat kuqezi, rezultatet nuk kanë rëndësi!” Kjo kërkesë e tifozëve kuqezi vjen për shkak të dëshirës së mirë që të shikojmë Kombëtaren kuqezi të luajë futboll të bukur, pavarësisht se si do të jetë rezultati në fund të kësaj miqësoreje.
Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, ka pasur tension në fushë, Ismajli dhe Xhaka janë ndëshkuar me kartonë të verdhë. Rastet për gol kanë qenë të pakta për të dyja skuadrat. Të shohim cfarë do të ndodhë në pjesën e dytë.