MENU
klinika

Detajet

Pakoja tek makina e kreut të Hekurudhës, reagon policia

19.11.2018 - 12:08

Policia e Durrësit ka reaguar zyrtarisht pas lëndës artizanale (plasëse) që u gjet afër makinës së drejtorit të Hekurudhës në Durrës, Ani Dyrmishi.

Ngjarja në fjalë u zbulua rreth orës 08:30, në lagjen nr.4, në një parking mjetesh. Sipas policisë, rezulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse, ndërkohë po hetohet rreth ngjarjes.

NJOFTIMI

aksion blic ne elbasan-konica.al

Sot rreth orës 08:30, në lagjen nr.4, në një parking mjetesh u konstatua një pako, e dyshuar si lëndë plasëse. Në vendin ku u gjet pako, ishte parkuar mjeti tip ‘Pasat’ me targa AA 070 TP, në përdorim nga shtetasi A.D. me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Hekurudhave. Në momentin që ka lëvizur mjetin, ai nuk e ka konstatuar pakon e dyshimtë.

Nga konkluzionet e para të ekspertëve anti-eksploziv rezulton se pakos së dyshuar i mungonin disa elementë për të qenë lëndë plasëse. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN