MENU
klinika

Trajneri i Kombëtares

Panucci: Duka s’më ka vënë në presion, fitojmë

16.11.2018 - 18:41

Trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci , në konferencën e tij para ndeshjes kundër Skocisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve, tha se duhet fitoja me patjetër kundër djemve të MekLish.

Golat – “Nesër duhet të shënojmë, problemi është që në Izrael kemi krijuar situata, pastaj nuk i futem brenda do të isha më i shqetësuar nëse nuk do të krijonim.

Te lojtarët duhet të jetë dëshira që të mos e pranojnë që nuk arrijnë të bëjnë gol, pastaj personalisht kam menduar gjëra se është një ndeshje që duhet ta fitojmë me doemos.

Që kur kam ardhur këtu kam treguar se i kam dhënë kurajë lojtarëve të mi, pyeteni edhe kapitenin. Nuk i kam kërkuar të mbrohen, por gjithmonë me ekuilibër, i kam kërkuar që të luajnë sa më shuam ofensiv, nesër do t’i kërkoj të fitojnë, me siguri.”

kombetarja panucci
kombetarja panucci

Grezda – “Grezda  është mirë, ka punuar gjatë javës, dje donte të stërvitej, por e mbajta që të mos rrezikoja, Ndoj mendoj se ka ende disa probleme. Është e vërtetë që është vit i keq.

Duhet ta përmbysim situatën, por di që, përveç Kosovës dhe Ukrainës, ku ishim pak konkurrues, në ndeshjet e tjera kemi pësuar në goditje standarde. Nuk është një moment pozitiv për ne.

Balaj në fushë? “Të shohim nesër. Nëse do të jetë për të thirrur njerëz në stadium them se luan, por ta shohim nesër. Kam shumë dyshime ende për formacionin që do të luajë.

Duka – “Nuk e ka thënë që rrezikoj. Unë bëj punën time me aq pasion dhe seriozitet, nuk më vënë nën presion. Si fitojmë? Nëse bëjmë një gol më shumë.

Skuadra flet shumë, por në fushë duhet më shumë, këtë e dinë edhe djemtë. Nën këtë pikëpamje, duhet të përmirësohemi. Shpresojmë që nesër të shohim djemtë të flasin më shumë se është e rëndësishme për rezultatin.”

duka panucci e de biasi
duka panucci e de biasi

Mungesat? “Do i zëvendësoj me dy lojtarë të tjerë. Formacionin do ta shihni nesër, duke shpresuar që të mos gabojmë. Stadiumi me fat?Nuk ka sjellë fat se kam humbur këtu me Italinë. Shpresojmë që këtë herë të na sjellë fat.

Ne kemi hedhur në erë një grup, djemtë duhet ta kuptojnë e të ndërgjegjësohen se është puna jonë. Kemi bërë një ndeshje të mirë në Izrael, por kthyem me 0 pikë, e vërtetë që qesh, por brenda meje jam zjarr, nuk më pëlqen. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm për situatën.

Në Izrael skuadra nuk u dorëzua, për 90 minuta ndoshta ka bërë ndeshjen më të mirë. Për 90 minuta kemi bërë lojë me cilësi, por nuk arritëm të futnim topin në rrjetë.

hysaj skoci kombetarja
hysaj skoci kombetarja

Edhe duhet të mos harrojmë që goli i parë me Skocinë është pozicion jashtë loje, përveçse është autogol. Ekipi nuk ka pësuar gol në asnjë aksion loje normal deri tani.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Presidenti i FSHF largon presionin

Duka: Kombëtarja e Shqipërisë, jo e Panuccit