MENU
klinika

Përplasja me forcat policore

Paralajmërimi i banorëve të Unazës për nesër në orën 5

19.11.2018 - 20:02

Banorët e zonës së Unazës së Re, kanë patur përolasje të forta gjatë ditës së sotme në protesta me focat policore bashkiake.

Në mbylljen e protestës ata kanë paralajmëruar: “Nesër do jemi më shumë, bashkimi bën fuqinë”.

Një nga organizatoret e protestës, përmes megafonit, njoftoi vijimin e protestës ditën e nesërme në orën 17, në të njëjtin vend.

Në ditën e 16 të protestës së tyre, banorët shprehen se do të mbrojnë shtëpitë e tyre, të cilat parashikohen të prishen për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Banorët kanë hequr rrethimin në hyrje të Unazës së Re, por policia nuk i lejoi të bllokojnë sheshin.

Tensionimi i situatës ka ardhur pas pretendimeve se disa banorë janë shoqëruar në komisariatin e policisë.

protesta ne astir-konica.al
protesta ne astir-konica.al

Pas disa minutave, situata është normalizuar por banorët shprehen se nuk do të dorëzohen. FNSH ka marrë në ruajtje kantierin e Unazës se Re duke krijuar një gardh.

Me thirrje kundër qeverisë dhe kryetarit të bashkisë Erion Veliaj kanë kërkuar dëmshpërblim 100% të pronave të tyre. Deputetë të opozitës ndodhen sërish pranë protestuesve.

Gjatë gjithë protestës banorët mbajnë parrulla dhe thërrasin: “Shtëpitë tona janë me gjak”, “O Erion o legen, prite popullin se po vjen”, “Erion Veliaj këtu vendosim ne”, “Edi Rama o legen, shtëpitë tona nuk i shemb”, “Poshtë qeveria e korruptuar”.

Një banore e zonës në protestë tha se sot tek ta ka shkuar një polic rrugor dhe iu ka kërkuar të largonin mjetet, duke deklaruar se askush nuk ka shkuar për të biseduar me ta dhe se do të vazhdojnë protestat.

“Ka ardhur një polic i rrugores dhe më tha hiq makinën se nga nesër do jetë kantier ndërtimi. Jam vetë prezent tek videoja ku është Rama. kam qenë tek rreshti i tretë kur ai vinte dhe mblidhej. Thoshte se shtëpitë nuk prishen se janë ndërtuar me gjak por do legalizohen. Mu thaftë dora se kam qenë kryetare e organizatës. kemi 16 ditë në rrugë. në vend të rri me fëmijët e të merrem me mësime e jam këtu. Është mashtrim thirrja e ARRSH. Unë nuk i njoh 900 familje por çfarë kam rotondo dhe pjesa e Lanës i njoh sepse jam rritur. Askush nuk i ka takuar e nuk i ka kërkuar. Ku janë këta njerëz që do takohen me ne. Nëse do na presin do shkojmë sepse është problemi ynë që duhet t’i japim zgjidhje. Është folur qëkur që do bëhen pallate por jo që do hidhen në rrugë banorët. Ajo tokë është blerë nuk është zaptuar”, deklaroi banorja.