Partizani vijon marshimin në basketboll për meshkuj, teksa konfirmohet si skuadrën kryesuese e vetme pas javës së 7-të. Të kuqtë e trajnerit Arben Fagu fituan sot në mbrëmje 85-66 ndaj Kamza Basket, ndeshje e luajtur në “Asllan Rusi” dhe e komanduar gjatë gjithë kohës nga Partizani.
Ndonëse pritej një lojë më e mirë nga skuadra kamzali, në fushë dominoi në të katërta periodat skuadra e “kuqe”, që e thelloi epërsinë nga perioda në periodë, duke e merituar fitoren.
Surprizë humbja në “Fahrie Hoti” e ekipit të Goga Basket, që u ndal 87-83 nga Tirana, në një ndeshje me rivalitet dhe emocione gjatë gjithë kohës. Goga Basket nuk ishte në ditën e saj më të mirë, luajti me hope edhe pse rivalizoi deri në fund. Një fitore me shumë vlerë e skuadrës kampione, që i largohet zonës së ftohtë.
Basketboll, Superliga – Meshkuj, java e 7-të (23 nëntor)
Partizani – Kamza Basket 85-66
Tirana – Goga Basket 87-83
E shtunë, 24 nëntor
Vllaznia – Teuta, ora 18:00 (Shkodër)
Renditja: Partizani 13 pikë (6/1), Goga Basket 12 pikë (5/2), Teuta 10 pikë (4/2), Tirana 10 pikë (3/4), Kamza Basket 9 pikë (2/5), Vllaznia 6 pikë (0/6).
Basketboll, Kategoria e Parë – Meshkuj, java e 7-të (23 nëntor)
Invaders – Apolonia 87-80
E shtunë, 24 nëntor
Flamurtari – Skënderbeu, ora 13:00
Elbasani – Tirana Eagles Basket, ora 15:00
Renditja: Invaders 13 pikë (6/1), Tirana Eagles Basket 11 pikë (5/1), Skënderbeu 9 pikë (3/3), Flamurtari 8 pikë (2/4), Elbasani 8 pikë (2/4), Apolonia 8 pikë (1/6).