MENU
klinika

Basketboll Meshkuj

Partizani mposht Vllazninë në Shkodër

03.11.2018 - 20:49

Nuk është më ajo Vllaznia e viteve të mëparshme që bënte ligjin në basketbollin shqiptar te meshkujt. Java e 5-të është mbyllur me fitoren 96-74 që Partizani arriti në Shkodër ndaj Vllaznisë. Një ndeshje e dominuar nga basketbollistët kryeqytetas, që rikthehen te fitorja në kampionat dhe ngjiten në krye, ku i bashkohen dyshes durrsake, Teuta dhe Goga Basket.

Ndeshja e luajtur në “Qazim Dervishi” është dominuar nga basketbollistët kryeqytetas, që patën epërsi gjatë shumicës së kohës. Vllaznia, një ekip në ndërtim e sipër, me shumë djem të rinj në përbërje, e pati të vështirë të rivalizojë, duke pësuar humbjen e pestë në po kaq takime të luajtura dhe mbyll klasifikimin.

Në Kategorinë e Parë, skuadra e Invaders ka marrë përkohësisht kryesimin pas fitores 81-71 ndaj Elbasanit në fushën e këtij të fundit. Jashtë fushe fiton edhe Skënderbeu, që mundi 82-73 Apoloninë e vendit të fundit dhe shpreson për një vend në play out. Nesër luhet ndeshja mes Eagles dhe Flamurtarit.

Superliga – Meshkuj, java e 5-të (2 nëntor)

Kamza Basket – Goga Basket 73-82

Teuta – Tirana 95-66

E shtunë, 3 nëntor

Vllaznia – Partizani 74-96

Renditja: Teuta 9 pikë (4/1), Goga Basket 9 pikë (4/1), Partizani 9 pikë (4/1), Tirana 7 pikë (2/3), Kamza Basket 6 pikë (1/4), Vllaznia 5 pikë (0/5).

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN