MENU
klinika

Kategoria Superiore, java 15

Partizani njofton tifozët për biletat në derbi

26.11.2018 - 16:45

Ndeshja luhet të premten, por duket se derbi ka filluar me njëherë sapo kanë përfunduar ndeshjet e së dielës. Në “Selman Stërmasi” interesimi është i madh për këtë ndeshje dhe, Partizani, si klubi organizator, ka treguar për biletat.

Me një postim në faqen e vet zyrtare në facebook, klubi i Partizanit ka sqaruar tifozët në lidhje me çmimet e biletave, tribunat ku ata do të vendosen dhe pikat ku mund t’i gjejnë biletat.

POSTIMI I KF PARTIZANI

Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Selman Stërmasi” do te jenë:

Biletat në Tribunat: A1, A2 dhe B1, B2 do të kushtojnë 2000 Lek (të reja)

Biletat në Tribunat: C1, C2, D1, E, F, G1, G2, H1, H2 do të kushtojnë 500 Lek (të reja)

Tifozëria e kuqe do të ketë në dispozicion Tribunat: B1, B2, C1, C2, D1, E, F, G1, G2

Tifozëria mike do të ketë në dispozicion Tribunat: A1, A2, H1, H2

Biletat do të mund t’i siguroni duke filluar nga dita e martë e në vazhdim nga ora 10:00, deri në orën 19:00, pranë pikës së shitjes, në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Gjithashtu, biletat mund t’i gjeni nga dita e martë edhe pranë dyqaneve “Joma”, Sponsori Teknik i skuadrës, respektivisht të pozicionuara pranë Godinës “ETC” te Rruga e Elbasanit dhe te 9 katëshet pranë Ushtarit të Panjohur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 6

Derbi, Partizani “skuq” kryeqytetin