MENU
klinika

Vendimi i Gjykatës

Pas 9 vitesh, Apeli: Krerët e Juventus, pa faj!

26.11.2018 - 20:19

Saga e “Calciopoli”-t përfundon me pafajësi për krerët e Juventusit të 9 viteve më parë. Gjykata  e Apelit, pas 9 vitesh pritje, ka konfirmuar sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Torino, duke shpallur të pafajshëm Luciano Moggi-n, Antonio Giraudo-n dhe Roberto Betega-n, tre ish-drejtuesit e Juventusit.

“Triada” e famshme akuzohej se në periudhën 2001-2006 kishte falsifikuar bilancet, duke fryrë shifrat e transferimeve të lojtarëve të ndryshëm. Gjykata kishte shpallur të pafajshëm tre ish-drejtuesit në vitin 2009, por çështja ishte apeluar.

Ajo ishte zvarritur për 9 vite, derisa u vendos që të mbyllej përfundimisht me konfirmimin nga Apeli të pafajësisë. Mes transferimeve për të cilat ish-juventinët akuzoheshin se kishin bërë bilance false ishin edhe ato të Zlatan Ibrahimioviç dhe Adrian Mutu.

Për ta aludohej se kishte pasur pagesa mbi vlerën normale dhe se ishin vënë kosto transferimi në ngarkim të Juventusit për të rregulluar bilancet e klubit. Shkeljet nuk u konstatuan që në vendimin e parë dhe, pavarësisht faktit se këto ngjarje rodhën për rreth një dekadë, Gjykata vendosi që t’i shpallte të pafajshëm pjesëtarët e “Triadës” së famshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN