MENU
klinika

Keloide

Pas një plage formohet diçka tjetër në lëkurë!

20.11.2018 - 19:41

Keloid është proliferim beninj i indit lidhor të lëkurës. Zakonisht zhvillohet te moshat e reja 10 deri në 20 vjeç dhe më shpesh te femrat sipas Instituteve Kombëtare të Shëndetit (NIH).

Ata gjithashtu gjenden më shpesh tek njerëzit me origjinë afrikano-amerikane, aziatike ose hispanike. Një keloid mund të jetë një shenjë e mbetur në lëkurë ose brenda indeve të trupit ku një plagë, djegie ose lëndim nuk është shëruar plotësisht dhe indet fibroze lidhëse janë zhvilluar.

Është një lloj shenje e parregullt që ngrihet mbi nivelin e lëkurës dhe shtrihet përtej kufijve fillestar të plagës.

Për më tepër, disa njerëz mund të jenë të predispozuar gjenetikisht për të patur keloide, duke pasur parasysh se më shumë se 50 për qind e njerëzve që zhvillojnë keloide kanë anëtarë të familjes të cilët gjithashtu kanë plagë dhe shenja të tilla në lëkurë.

Keloidet zgjasin disa vjet për t’u zhvilluar, pas një dëmtimi të lehtë, por ndonjëherë formohen spontanisht në mes të gjoksit pa patur ndonjë dëmtim të mëparshëm.

Ata priren të formohen në kraharor, supe, veshë, në pjesën e sipërme të krahëve dhe në faqe. Përveç kësaj, keloidet shpesh përsëriten pasi janë hequr kirurgjikisht.

Shkaqet dhe simptomat e keloideve

Gjatë procesit normal të plagës, fibroblastet, një lloj qelize në indet lidhëse, sintetizojnë kolagjenin e proteinave, i cili siguron mbështetje strukturore për plagën dhe luan një rol kyç në çdo fazë të shërimit të plagëve.

Keloidet formohen kur fibroblastët prodhojnë më shumë kolagjenin se sa është prodhuar gjatë shërimit të plagës normale. Në fakt, sinteza e kolagjenit te keloidet është rreth 20 herë më e madhe se në lëkurën normale, të padëmtuar.

Faktorë të tjerë biologjikë gjithashtu kontribuojnë në zhvillimin e keloideve, duke përfshirë mbiprodhimin proteinave.

Keloidet mund të zhvillohen nga lëndime të ndryshme në lëkurë, duke përfshirë:

• Ndërhyrjet kirurgjikale;

• Puçrra në fytyrë dhe plagë të vogla;

• Djegie;

• Shenjë nga vaksinimi.

Keloidet formohen në faqe, në një vend ku mund të jeni lënduar dhe mund të shfaqen me ngjyrë të kuqe ose rozë. Disa keloide janë të lëmuara, ndërsa të tjerat janë me qime ose të mprehta.

Nëse ekspozoheni në diell gjatë vitit të parë të formimit, një keloid mund të errësohet më shumë se lëkura përreth.
Ndonjëherë njerëzit mund të jenë të ndjeshëm ndaj këtyre formimeve në lëkurë dhe ju shkaktohen kruarje dhe dhimbje.

Dhe në këto raste keloidet në trup përkeqësohen nga fërkimi me veshjet ose materialeve të tjera.

Trajtimi i keloideve

Përveç kirurgjisë, mundësitë e tjera për të zvogëluar madhësinë e keloid janë:

• Injeksione kortikosteroide, të cilat nganjëherë kombinohen me krioterapi(terapi e ftohtë për të trajtuar një shumëllojshmëri të lezioneve të indeve);

• Radioterapia, ndonëse ky trajtim përdoret me kujdes për shkak të rrezikut të kancerit;

• Terapia me laser;

• Produkte të bazuara në silic.

Shkencëtarët aktualisht po hulumtojnë shumë terapi të tjera premtuese për keloidet, duke përfshirë:

• Cryotherapy interlesional (ngrirja e indeve të shenjave nga brenda jashtë);

• Fluorouracil (5-FU), një lloj bari.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ju japim zgjidhjen!

Keni sëmundje lëkure?