MENU
klinika

Vendimi

Pas vrasjes së Khashoggit, Franca u ndalon udhëtimin sauditëve

22.11.2018 - 21:28

Së fundmi Franca ka marrë një vendim lidhur me shtetasit saudit, të lidhur drejtpërdrejt me vrasjen e gazetarit të Washington Post, Jamal Khashoggi.

Franca ju ndalon udhëtimin drejt shtetit evropian.

“Vrasja është një krim me rëndësi ekstreme, e cila për më tepër shkon kundër lirisë së shtypit që është një nga të drejtat më themelore”,  shkruhet në një deklaratë të ministrisë së jashtme franceze.

Franca pret nga autoritetet saudite një përgjigje transparente dhe të hollësishme. Franca bëri thirrje për një hetim tërësor, por tha se nuk e miraton dënimin me vdekje, me të cilin përballen të dyshuarit.

Khashoggi është një shtetas saudit që jetonte në SHBA dhe shkruante për Washington Postin. Ai ishte edhe një kritik i Princit të Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.

Gazetari u vra në tetor, ndërsa vizitoi një ambasadë saudite në Stamboll të Turqisë për të marrë dokumentat që i duheshin për martesën, ku edhe u vra.

Ndërsa CIA përfundoi me besim të lartë se vrasja e tij ishte ekzekutuar në urdhrat e Princit të Kurorës.

Gjermania ka vendosur gjithashtu ndalime evropiane të udhëtimit për 18 shtetas sauditë.

Donald Trump duket pak i tërhequr për shkak të aleancës së ngushtë mes SHBA-së dhe Arabisë Saudite.

Edhe pasi u tregua prova e vdekjes së Khashoggi, ai ende mbetet skeptik që Muhamedi urdhëroi vrasjen, sipas ndihmësve të Shtëpisë së Bardhë.

Anliza nga "The Economist"

Evropa, duhet të zgjohet!

Triumfi historik i Donald Trump

Kush janë fituesit dhe humbësit ekonomikë

“Presidenti i ri po formulon qasjen ndaj Ukrainës”

Bloomberg: Trump kërkon ‘ndryshime të mëdha’ në politikën e jashtme