MENU
klinika

Basha takon Konservatorët

PD përzgjedh kandidatët/ Ndihmë nga modeli britanik

17.11.2018 - 16:00

Partia Demokratike ka nisur zbatimin e një statusi për sanksionimin lidhur me kandidaturat për kryetar bashkie dhe këshilltarë bashkiakë ku do të duhet të merret dhe mendimi i anëtarësisë.

Në kuadër të kësaj nisme, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me dy anëtarë të Partisë Konservatore, David Jones dhe Matthew Wickers të cilët e zhvillojnë këtë proces në Angli.

Kjo është një frymë e re që lideri demokrat Basha kërkon të sjellë gjithashtu për të pastruar parlamentin sipas tij nga persona që nuk kanë lidhje me njerëzit dhe rekordet kriminale.

Lulzim-Basha-konica.al
Lulzim-Basha-konica.al

“Po marrim përvojën më të mirë në kontinentin europian dhe në botë të seleksionimit të kandidaturave para se ato të dërgohen për vlerësim dhe gjykim anëtarësisë që është përvoja e Britanisë së Madhe, të Partisë Konservatore të Tereza May. Ndaj jam shumë i kënaqur që kërkesa është vlerësuar dhe ne këtu kemi njeriun që kryeson procesin e përzgjedhjes së kandidaturave të Parlamentit britanik.”

Megjithatë edhe nëse këto përgatitje janë në funksion të zgjedhjeve të ardhshme Lulzim Basha refuzoi të përgjigjej nëse PD refuzoi të marrë pjesë në zgjedhje apo do të ketë kandidatët e saj apo të ndarë me partitë e koalicionit.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD