MENU
klinika

Klod Mone

Peneli sqimtar i natyrës së Impresionizmit

16.11.2018 - 10:43

Klod Mone ka qenë një personalitet nga më të shquara të Francës së shekullit të XIX në artin pamor që ndikoi fuqimisht në një rrymë të quajtur impresionizëm.

Ishte një personalitet që kundërshtoi sistemin dhe hegjemoninë e vendosur nga një lloj diktati kulturor dhe e një kohe ku kultura shikohesh si përshtatje kulturore. Ai revolucionarizoi ngjyrat nëpërmjet sensacionit që lë një fortë në tonalitet, në shumëllojshmëri koloritesh dhe në një shumëllojshmëri imazhesh, portretesh.

Ai muzikalizonte ngjyrat në një ansambël ku përfundimi ishte vetëm fjala ‘’E mrekullueshme’’ dhe linte një përshtypje të thellë në mënyrën sesi ngjyra qetësonin imazhet, kryesisht pejizazhin. Qartësia e portreteve la famë si një personalitet i padiskutueshëm në botën e artit pamor.

Klod Mone (Claude Monet), piktori francez dha një kontributin të çmuar që i dha lëvizjes artistike ose rrymë të artit pamor që quhet Impresionizëm. Lindur në Paris më 14 nëntor 1840, fëmijërinë e kaloi në Normandi, në qytetin Havre, ku u vendos së bashku me familjen kur kur ai ishte pesë vjeç.

Gradualisht, djaloshi Monet do të zhvillonte pasionin e tij, duke nisur fillimisht me karikatura, më pas do të studiojë për pikturë në Paris, më 1859, në Akademinë zvicerane, të mbështetur nga babai i tij.

Largimi në Algjeri, për të kryer shërbimin ushtarak në vitin 1861, ndërpreu përkohësisht studimet e tij, megjithëse ai vijoi të eksperimentonte me efekte të ndryshme artistike.

Me t’u rikthyer në Paris, në vitin 1862, pas një sëmundjeje, ai u takua me piktorin zviceran Charles Gleyre dhe punoi me Alfred Sisley, Auguste Renoir dhe Frédéric Bazille, të cilët do të shndërroheshin në miqtë e tij më të ngushtë.

Gjatë gjysmës së dytë të viteve 1860, Mone pikturoi në një stil që të sillte ndërmend stilin e Édouard Manet.

Derisa të maturonte stilin e tij, Klod Mone do të përballej me vështirësi financiare, sepse asnjë sallon nuk dëshironte të ekspozonte pikturat e tij, pavarësisht suksesit të Gruaja me fustan të gjelbër, që përfaqëson Camille Doncieux, gruan me të cilën do të martohej në 1870.

kolana e librave

Më pas, Mone shkoi në Londër në kohën e luftës franko-prusiane, ku takohet me tregtarin Paul Durand-Ruel, i cili do të blejë pikturat e tij dhe do të kontribuojë në shpërndarjen e veprave të impresionistëve.

Një pjesë e grupit të ardhshëm të impresionistëve u bashkua në vitin 1872 në Argenteuil – i përbërë nga Mone, Mane dhe Renuar – dhe piktura e parë që rezultoi nga kjo lëvizje artistike do të jetë Impresion, lindja e diellit, nga ku do të marrë edhe lëvizja emrin.

Piktura do të paraqitet në publik gjatë ekspozitës së parë impresioniste më 1874. Ky vit do të shënojë kulmin e Impresionizmit dhe do të përcaktojë Klod Monenë si një nga krijuesit e lëvizjes.

Pavarësisht kritikave satirike, gjashtë ekspozita do të paraqiten deri në vitin 1882 nga impresionistët. Blerjet e vazhdueshme të Durant-Ruel do t’i mundësojnë Klod Monesë të jetojë në mënyrë modeste, pa pasur nevojë të marrë pjesë në panaire zyrtare.

Në vitin 1883 ai u shpërngul në Giverny me miken e tij, Alice Hoschede, gjashtë fëmijët që ajo kishte me Ernest Hoscheden, si dhe me dy fëmijët që kishte me Monenë, i vogli nuk arriti ta njohë të ëmën, pasi vdiq gjatë lindjes në vitin 1879.

Giverny do të jetë një strehë e vërtetë për Monenë. Pavarësisht udhëtimeve të shumta që ai bëri për të nxjerrë frymëzim nga peizazhe të ndryshme franceze, përfundimisht në 1890 ai bleu shtëpinë ku jetonte në Giverny dhe kopshtet e tij e frymëzuan të krijonte vepra të famshme sot si seria e Nimfave.

Mone vdiq në shtëpinë e tij në 5 dhjetor 1926, i rrethuar nga familja e tij. Më pas, do të krijohet fondacioni Mone për të ruajtur pasurinë Giverny, i cili do të hapej edhe për publikun e gjerë.

Klod Moneja e donte ngjyrën deri në çmenduri. Arti i tij lindi nga gjurma mbresëlënëse që linte tek ai natyra dhe kompleksiteti i saj perfekt, ngjyrat dhe ndryshimin që ajo pësonte nën ndikimin e dritës apo të dukurive atmosferike.

Pas vdekjes së tij, ndikimi i Monesë në artin bashkëkohor u përkrah nga avangardistë të shumtë, madje inspiroi shembujt më radikalë të artistëve si Van Gogh, Paul Cézanne, Matisse dhe Marcel Duchamp. Një ringjallje e interesit për punën e tij ndodhi në fillim të viteve 1950.

Gjatë dekadave të fundit të shekullit të 20-të, ekspozita retrospektivë të veprës së tij kanë udhëtuar nëpër botë, duke nxitur një interest të pashembullt të artdashësve, njëherazi duke ruajtur edhe reputacionin e tij si një nga figurat më të rëndësishme dhe popullore në traditën moderne të pikturës perëndimore.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projekti i nxënësve të shkollës "Raqi Qirinxhi"

Art dhe dituri në 3D


Silentium est aureum - Heshtja është flori?!

Luftrat ikën! E tani po na shkatërron një kanal nëpër Ulpianë

Lirika e gjuhës së mprehtë

Azem Shkreli pena origjinale bashkohore

Nismëtar i letërsisë

Barleti epos i shpirtit shqiptar

Shqipëria dinjitoze në Kanë

“Furgoni” mes 11 filmave pretendentë

Albanologu, përkthyes e kritik... iku!

Lanksh, dashnori i gegnishtes së Camajt