MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 15

30.11.2018 - 19:53

Kur u mendua se Tirana mund të merrte fitoren e parë në derbi pas 4 vitesh pritje, teksa bardheblutë shënuan të parët, Partizani ka përmbysur shifrat në 2-1, duke “skuqur” përsëri kryeqytetin dhe marshon në krye të renditjes.

Të kuqtë luanin si pritës në këtë sfidë, kanë tronditur traversën në pjesën e parë, por kanë qenë të pafat. Tirana nuk arrin të mbajë avantazhin edhe kur shënon e para dhe tashmë rrezikon seriozisht rënien nga Kategoria Superiore.

Derbi i 15-të i bardhebluve që nuk fitojnë dhe sot ndodhi me përmbysje të Partizanit, që fitoi 2-1. Grent Halili ishte ai që zhbllokoi ndeshjen me një gol të realizuar me fillimin e pjesës së dytë.

Gjithsesi, Partizani reagoi dhe zgjidhja erdhi nga stoli. Rubin Hebaj, me një goditje me kokë arriti të realizojë golin e barazimit dhe festa ishte e ligjshme për tifozët dhe lojtarët e kuq. Por duket se dikush e ka mallkuar Tiranën, që dhuron gola.

Në derbi rëndojnë edhe më shumë. Një gabim i Hoxhallarit u shfrytëzua nga të kuqtë dhe Çinari asistoi për Hebajn. Sulmuesi shkodran, i rilindur, gjen golin e dytë. Fitore për Partizanin në derbi dhe tani ka fituar edhe zemrat e tifozëve.

PARTIZANI – TIRANA 2-1

konica sportkonica sport mobile

Hebaj 67′, 86′ / Halili 51′

Partizani: Hoxha, Ibrahimi (Hebaj 58′), Belica, Atanda, Trashi, Hila, Telushi, Asani, Mensah (Çinari 80′), Mala (Kote 91′), Bardhi. Trajner: Skënder Gega.

Tirana: Abibi, Imami, Hoxhallari, Atinga, Doka (Kërçiku 71′), Mauexhe, Karabeci (Kobina 51′), Daja, Hasani, Halili (Blazhevski 67′), Sentamu. Trajner: Ardian Mema.

Gjyqtarë: Eldorian Hamitaj, Denis Rexha, Ridiger Çokaj, Dojando Myftari

Kartonë të verdhë: Trashi 31′, Ibrahimi 38′ / Daja 21′, Hoxhallari 30′. Doka 42′, Hasani 51′

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 6

Derbi, Partizani “skuq” kryeqytetin