Milan ka përmbysur ekipin modest të Dudelange, madje duke shpërthyer në fund në gola dhe për ta mbyllur 5-2. Milan-i ka kaluar në avantazh me Cutrone në minutën e 21-të, por miqtë, të cilët ishin të eliminuar nga Europa League para këtij takimi, janë kundërpërgjigjur në minutën e 39-të me Stolz dhe kanë përmbysur gjithçka në të 49-ën me Turpel.
Kthesa, fatmirësisht për Milan, ka ardhur në të 66-ën, kur Stelvio ka devijuar topin në portën e tij pas një krosimi të Calhanoglu. Turku ka qenë përsëri protagonist katër minuta më vonë pasi ka realizuar golin e tretë të vendasve me një goditje perfekte nga 27 metra.
Në të 78-ën ka ardhur edhe autogoli i dytë i ndeshjes, i realizuar përsëri nga miqtë. Këtë herë i pafati ka qenë Schnell. Festa e kuqezinjve ka vazhduar tri minuta më vonë me Borini-n, i cili ka fiksuar shifrat në 5-2.
Ky rezultat e ka ndihmuar skuadrën e Gattuso-s të mbajë vendin e dytë dhe të shkojë tri pikë larg nga vendi i tretë që mbahet nga Olympiakos. Këta të fundit, janë mundur 1-0 në fushën e Betis, që ka siguruar kualifikimin nga Grupi F.
Ndërkohë, Arsenal ka fituar Grupin E falë fitores 3-0 të marrë në Ukrainë ndaj Vorskla Poltava. Gjithçka është vendosur në pjesën e parë. Smith-Roëe ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 11-të, Ramsey ka dyfishuar avantazhin me një penallti në të 27-ën, ndërsa Wilock e ka mbyllur atë në të 41-ën. Skuadra tjetër e këtij grupi që ka siguruar kualifikimin është Sporting, që ka mundur 6-1 Qarabag në transfertë.
Grupi A (Leverkusen 10, Zurich 9, Larnaca 5, Ludogorets 3)
Bayer Leverkusen, që e kishte siguruar kualifikimin, ka fituar grupin pas barazimit 1-1 të marrë në shtëpi ndaj Ludogorets. Zurich, gjithashtu i kualifikuar, është mundur 2-1 në shtëpi nga AEK Larnaca.
Grupi B (Slazburg 15, Celtic 9, Leipzig 6, Rosenborg 0)
Slazburg ka fituar derbin e Red Bull duke mundur 1-0 skuadrën e Leipzig. Vendasit kanë siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup. Në vendin e dytë ndodhet Celtic që ka mposhtur 1-0 Rosenborg.
Grupi C (Zenit 11, Slavia Prague 7, Copenhagen 5, Bordeaux 4)
Znit ka fituar Grupin C pas fitores 1-0 të marrë në shtëpi kundër Copenhagen. Mbetet hapur gara për vendin e dytë pas fitores 2-0 të marrë nga Bordeaux në shtëpi kundër Slavia Prague.
Grupi D (Dinamo Zagreb 13, Fenerbahce 8, Trnava 4, Anderlecht 2)
Dinamo Zagreb ka fituar Grupin D dhe e ka arritur një gjë të tillë pas një barazimi 0-0 në fushën e Fenerbahce, edhe këta të kualifikuar falë barazimit tjetër pa gola të regjistruar mes Anderlecht dhe Trnava.
Grupi L (Chelsea 12, Bate 6, Mol Vidi 6, PAOK 3)
Fitorja 2-0 e marrë nga BATE në shtëpi kundër MOL Vidi i ka dhuruar vendin e dytë vendasve, por edhe fitoren e grupit Chelsea-t, që do të zbresë në fushë pas pak minutash për t’u ndeshur në “Stamford Bridge” ndaj PAOK.