MENU
klinika

Përfaqësuesi shqiptar i Brezit të Humbur

Petro Marku, Brezi i Humbur dhe ndikimi i tij nga Heminguej

25.11.2018 - 15:44

Nga Andreas Dushi/

Ne shekullin e kaluar, një rryme letrare u bë mjaft e njohur. Kjo rrymë u njoh me emrin “Letërsia e Brezit të Humbur”, pasi një ndër shkrimtarët më të mëdhenj që bota ka njohur, nobelsiti Ernest Hemnguej, në një ndër librat e tij e quajti veten si një shkrimtar i tillë. Vepra e famshme “Plaku dhe Deti” është libri që më qartë tregon se si shkrimtarët e “Brezit të Humbur” shkruanin.

Tregimi fillon në mënyrë normale, arrin në një pik ku duket se gjithçka po shkon për së mbari e pastaj, një fund i kundërt nga sa ishte menduar në fillim. Shumë vende komuniste nuk e kanë pranuar këtë lloj letërsie, pasi sipas tyre, ngjall ndjenja pesimizmi në popull.

“Brezi i Humbur” qe vërtetë i tillë, pasi ja doli të jetonte vetëm një brez. Tani që shkrimtarët më të rëndësishëm, veprat e të cilëve i përkisnin kësaj rryme, kanë vdekur, shohim se një letërsi e tillë nuk lëvrohet më, të paktën jo nga shkrimtarë seriozë.

Përfaqësuesi më i denjë i “Brezit të Humbur” në Shqipëri ishte Petro Marko, shkrimtari i madh i cili jetoi një jetë krejt të vogël, strukur ndër fshehtësi e prapaskena të tilla si burgjet apo jeta modeste. Sot, në këtë 25 nëntor kujtojmë 105 vjetorin e lindjes së tij.

Kjo ditë nuk ka kaluar në heshtje nga njerëzit që e duan apo punojnë për librin. Madje, znj. Kumbaro ka shkruar:

105 vjet sot, Burri me shpirt te bukur?

Petro Marko qe thote:

“Sa zor eshte t’i futesh tjetrit ne zemer,ne koke! Po t’u shkruhej njerezve ne sy e ne fytyre mendimi, shpirti, rruga, puna, qellimi atehere bota do te kishte marr tjeter drejtim….Po shume fytyra jane si nata…dhe hajde kupto te lutem,se ç’mbulon dhe ç’fsheh nata!”

‘Qyteti i fundit’

Por përposë këtij statusi, asgjë nuk është bërë për të kujtuar gjeniun e heshtur të letrave shqipe, i ndikuar nga Heminguej. Sikurse shkruhet në një letër që vetë Marko i dërgoi Heminguejt, kryevepra e tij “Hasta la Vista” është thellësisht e ndikuar nga “Për kë bien këmbanat”. Nëse Heminguej shkruante për bashkatdhetarët e tij në Luftën e Spanjës, Marko bën të njëjtën gjë për ushtarët shqiptarë.

Autori i dhjetra veprave për fëmijë e të rritur i cili përqafoi thuajse çdo gjini letrare, gjatë jetës nuk u vlerësua asnjëherë. Nën çdo sistem vuajti e vetëm vuajti, si të donte të thoshte se letërsia dhe vuajtja i rrinë aq mirë njëra – tjetrës, sa asgjë nuk mund t’i ndajë.

Sot kur kanë kaluar 105 vjet nga lindja e shkrimtarit, ne duhet të bëhemi më të vetëdijshëm se të lexuarit na ndihmon, mes të tjerash të njohim veten tonë.  E librat e Markos të cilët duhen lexuar me patjetër, janë pikërisht vendi ku pasqyrohet shpirti të cilin e sheh mendja.