MENU
klinika

Kolorit ndryshimesh

Piktori Gjergj Meta vjen me ‘’Tiranë-Venecia-Nju Jork’’

12.11.2018 - 11:41

Në Muzeun Historik Kombëtar është hapur ekspozita ‘’Tiranë-Venecia-Njy Jork’’ e piktorit të talentuar Gjergj Meta ku sjell 50 tablo të refleksioneve të piktorit në tre vende të ndryshme.

Ato janë tre qytete që kanë karakteristikat e tyre në pejizazh. Piktori jep një sintetizim të pikëtakimit objektiv si i sheh ai këto qytete.

Nga një anë një Nju Jork që binte borë, metropol në zgjerim të shumë kulturave dhe ku mundohet të sistemohet gjithçka në evolim, qoftë kultura klasike.

Kjo gjë i jepte një emocion të madh, nga ana tjetër Venecia, ky qytet që është pak të thuash i bukur, kërthiza e artit modern që nis me romantizmin si qytet i konservuar në sytë e tij, gjithashtu la një mbresë të madhe te ai. Dhe përfundimisht Tirana, një qytet në zhvillim me mënyrën si ai e sheh mbivendosur mbi  njgjyra.

Ngjyrat që ai shpërfaq janë të shumta, reflektive, të mbivedosura  si dhe të fshehta njëra mbi tjetrën për të arritur një imazh mbreslënës që ai është mjeshtër në përcjelljen e tyre.

Në 50 tablo të mrekullueshme del në ekspozitë një ndërthyrje formash gjeometrike dhe një frymëzim për natyrën, e sidomos për vjeshtën që ai e ka thellë në mendje dhe në shprehi të pikturave.

Sidomos ai ka një shprehi të thellë për blunë e theksuar si dhe ndërthyrjen me koloritet e së verdhës. Dimensioni i tij lirik ka një dinamikë zhvilluese në ritmin e ngjyrave të qyteteve, imazhit të kësaj brendësie kaotike që sillet aq në mënyrë mjeshtërore te ky piktor me qasje bashkëkohore.

Duke u ndërthurur këto me ngjyrat e stinës vjen te piktura e tij refleksioni sesi ai i sheh ndryshimet e mëdha të këtyre vendeve.

Gjithashtu ka dhe kuadro të personazheve nëpërmjet portreteve në grafik që mund ë shijohen po aq emocionalisht sa edhe pejizazhet plot ngjyra të ndezuara. Këto personazhe shfaqin në pamje të parë femrën njerëzore në brendësinë e saj, hallet dhe problemet e njerëzve normalë, njerëz të menduar dhe ekspresivë në të shikuarin e tyre.

E rëndësishme për të është që arti të stimulohet, të jepet një ndihmesë për ambientet, për të shprehur vetveten çdo artist dhe për të shtyrë me tepër atë, në fakt po ndodh e kundërta, kjo heq hovin e artistit, motivimin e tij, të qenët i vërtetë, i lirë.

 

GKA ka shumë pak mundësi për artistët dhe në këto kushte ai mendon që të organizohet në të ardhmen.

Përballë ke një njeri të thjeshtë, të qetë dhe ekspresiv në gjuhën e tij artistike. Piktori Gjergji Meta, në vitin 2002 mbrojti diplomën në Akademinë e Arteve të bukura. Merr pjesë me pikturën “Ikja” në ekspozitën ndërkombëtare Onufri në GKA.

Më pas ai vazhdon me tjetër ekspozitë, ndërkombëtare në GKA “Pavarësi” në ekspozitën për “Skënderbeun” . gjithashtu ai ka bashkëpunuar në ekspozita me pedagogët e Akademisë së Arteve.

Në vitin 2006 dhe 2008 realizon 3 ekspozitë në Sarandë dhe në 2008 në Tepelenë.

Merr pjesë disa herë në ekspozitën, “Pranvera”, si dhe ekspozitat të përbashkëta në MHK si dhe hap një studio të tij në Tiranë. ‘’Trasformers’’ është ekspozita me 40 punime që hap në 2013 në MHK.

Së fundmi në 28 dhjetor 2017 erdhi me ekzspozitën ,”Urban vjeshte” me 18 piktura në 18 ditë, në hollin e Twinner Towers Tiranë.

Në motivet e vjeshtës si dhe dashurinë që ka ai për këtë stinë ku ndërthuren aq bukur koloritet e pejizazhit ai hap në 2017 ekspozitën ‘’Si një kafe’’.

Veprimtaria e këtij artisti të talentuar është e madhe me 22 ekspozita ndërkombëtare si dhe pikturat e tij janë kudo në botë.

Ai është i njohur nga kritikët më në zë si në Itali, Daniele Radinni Tedeschi, Vittorio Zgarbi, Paulo Levi, Federico Caloi , Sandro Serradifalco, Jean Charles Spina, Elena Ciccetti, Georgio Grasso, etj.

Në një analizë kritike për veprat e tij pjesëmarrëse në ekspozitat ndërkombëtare Vittorio Sgarbi shprehet:

‘’Mënyra e tij për të bërë art të prek  dhe lulëzon në një kombinim të padiskutueshëm të aftësive dhe harmonisë teknike, duke i liruar ato emocione  të pasurisë së tij të brendshme. ‘’ për Arte Firenze 2016 në-Il viaggio continua 100x100cm vaj.

Sipas tij ‘’Gjergji Meta është një mjeshtër i modernizmit të madh, por para së gjithash ai është një person i pajisur me një ndjenjë të madhe të vëzhgimit. Analizon, vëzhgon mendon dhe duke studiuar se çfarë e rrethon atë çdo ditë është ushtrimi i ndjekjes së vazhdueshme. ‘’

Gjergj Meta është një vlerë moderne e artit bashkëkohor shqiptar dhe një vlerë e shtuar e kulturës kombëtare, zë si shumë zëra arti që duhen stimuluar.

Ekspozita e tij qëndron e hapur në Muzeun Historik Kombëtar.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN