MENU
klinika

Zgjedhjet vendore 2019

Plani i orientimit të zgjedhjeve përsëri me kodin e vjetër

19.11.2018 - 15:29

Ndonëse me dy anëtarë më pak, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, kanisur përgatitjen e zgjedhjeve vendore.

Opozita ka deklaruar kushte dhe për pjesëmarrjen në zgjedhjet vendore ndërsa ende nuk ka paraqitur emrat për dy anëtarët që i takojnë në KQZ.

Megjithatë plani orientues për votimet është miratuar me vetëm pesë anëtarë.

kqz-konica.al
kqz-konica.al

Përcaktimi i datës 30 qershor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore ka vënë në lëvizje Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Në mungesë të dakordësisë mes mazhorancës dhe opozitës plani i orientimit do të mbështetet te kodi i vjetër zgjedhor.

Kriza politike nuk ka prekur vetëm reformën zgjedhore. Vendimmarrja e KQZ është realizuar me pesë anëtarë pasi PD nuk ka pranuar të paraqesë emrat për dy anëtarë që i përkasin

Përfaqësuesi i PS në KQZ Eridian Salianji i bëri thirrje opozitës që të plotësojë vendet vakante për të përgatitur procesin.

KQZ vendosi miratimin e planit orientues, i cili parashikon të gjitha aktet të cilat duhet të nxjerrë, në funksion të realizimit të zgjedhjeve, si dhe afatet, referuar dispozitave të Kodit Zgjedhor.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!