MENU
klinika

Alice Dawson

“Po rinohem dhe nuk e di arsyen”

08.11.2018 - 19:03

Një 31-vjeçare në Britaninë e Madhe ka befasuar me një intervistë të dhënë së fundmi për tabloidin “The Mirror”. Ajo pretendon se çdo ditë po rinohet. “Kam diçka si Beniamin Button – deklaron gruaja për tabloidin The Mirror – besoj se po kthehem mbrapsht.

“Nuk e di përse, por në fotot e vjetra dukem më e madhe, ndërsa në të rejat dukem si një vajzë”. Alice, nëna e dy fëmijëve, pohon se pi gjithnjë e më shumë ujë. Nuk ka asnjë sekret dhe nuk arrin që ta shpjegojë këtë rinim të papritur.

“Shpesh më kërkojnë kartën e identiteti kur dal. Askush nuk më ka akuzuar për gënjeshtare, por kur lexojnë datën time të lindjes , të gjithë më thonë”vërtetë?’”, rrëfen 31-vjeçarja. “Më pëlqen fakti që më ngatërrojnë me një vajzë- vijon- por ndonjëherë më jep bezdi sepse më duket sikur ngjaj shumë e re. E di që kjo mund të duket një çmenduri, por ndonjëherë them ‘shpresoj që njerëzit të më marrin seriozisht, sikur të isha një e rritur’”.

Alice rrëfen se nuk e ka kuptuar ndonjëherë se po plaket, por kur kupton fotot shikon se kjo është tronditëse.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?