MENU
klinika

Sefulla Malëshova

Poezi madhështore kushtuar Faik Konicës

30.11.2018 - 11:59

Ç’është ky yll që kaq ndriçon,
Larg nga nëna Shqipëri?
Ç’është kjo forcë që na bashkon,
Për një nder, për lumturi?

Është Faiku, atdhetar
Për të cilin zemra rreh,
Është Faiku jonë bujar
Që lufton për një Atdhe.

Flak i del nga pend’ e tija
Që bucket në katër anë,
Po e dëgjon kjo Shqipëria
Këtë trim kapedanë.

Prehje s’pati dhe qetësi
Shpirti i ti që shpesh gufon,
Larg nga ty, moj Shqipëri
Me mall jetënë kalon.

Posi dielli i rrethuar
Me satelitë që ka,
Shpejt të vjen për të shpëtuar
Nga mënxyra që të ra.

Dhe “shushunjat” që po ngopen
M’atë gjak të popullit tënd,
Po u gatitim neve gropën
Ku t’i hedhim në një vënd.

Aher sigur do t’fillojë
Jet’ e bukur, jet’ e re,
Zoti vet do t’ua bekojë
Me Faikun në Atdhe.

Kapedan, qëndro si burrë
Djemuria t’adhuron
Dh’ajo “vatrë” q’zjarri kurrë
S’do t’i shuhet përgjithmonë

Arbana

Itali, maj 1923

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN