Një lajm trondit Partizanin pak ditë para derbit të kryeqytetit. Portieri dhe njëkohësisht kapiteni i të kuqve, Alban Hoxha, është arrestuar nga policia e kryeqytetit.
Sipas informacioneve të para, ai është ndaluar pasi ka rezultuar se drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit, ndërsa është shoqëruar në komisariat për këtë shkelje të tij.
Zëdhënësi për shtyp i klubit të kuq, Olsi Ranxhi, tregon se situata është ende e paqartë në këto momente rreth situatës së portierit dhe arrestimit të tij.
“Jemi ende në pritje të njohjes së detajeve më të hollësishme të kësaj ngjarje. Drejtuesit e klubit janë në dijeni të çështjes dhe po interesohen për situatën e Hoxhës”, – tha ai.
Hoxha mungoi në ndeshjen e fundjavës ndaj Flamurtarit për shkak dëmtimi që pësoi në grumbullim me Kombëtaren, por pritej që të ishte në fushë ndaj Tiranës të premten.