MENU

Pasndeshja Tirana-Kukësi

Policia procedon Tiranën, gjobë stjuartëve

07.11.2018 - 14:17

Pas përfundimit të ndeshjes së mbrëmshme Tirana-Kukësi, e përfunduar në barazim 0-0, situata doli jashtë kontrollit. Tifozët e Tiranës sulmuan lojtarët e tyre. Kompania e kontaktuar nga Tirana për të ruajtur rendin nuk ia doli që të ruante sigurinë dhe u desh ndërhyrja e Policisë së Shtetit për të mos lejuar degravimin e situatës.

Policia ka dalë në një deklaratë zyrtare ku jep versionin zyrtar të ngjarjes dhe tregon dhe personat e shoqëruar në komisariat. Nga krahu tjetër, bëhet me dije se është gjobitur dhe kompania e kontraktuar nga Tirana për të ruajtur sigurinë për mospërmbushjen e detyrimeve ligjore.

Nuk kanë shpëtuar as drejtuesit e Tiranës për mosmarrjen e masave të duhura për të siguruar sigurinë para, gjatë dhe pas ndeshjes. Policia e shteti bën me dije se ka nisur procedimin penal dhe për drejtuesit e stadiumit dhe klubit të Tiranës. Tashmë pritet dhe reagimi i ashpër i FSHF-së.

Deklarata e Policisë

“Në lidhje me incidentin e djeshëm të ndodhur në satdiumin “Selman Stërmasi” pas përfundimit të ndeshjes midis ekipeve “Tirana- Kukësi”, ju bëjmë me dije se:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në përgjigjen e kthyer Klubit Sportiv “Tirana” e ka bërë me dije që nuk do të garantonte rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe në përfundim të këtij aktiviteti sportiv, pasi nuk plotësonte kërkesat në bazë të ligjit nr. 79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016, ” Për masat shtesë të Sigurisë publike”.

Lidhur me situatën e krijuar ditën e djeshme pas mbarimit të ndeshjes Policia mori këto masa:

Me marrjen e informacionit ndërhyri në kohë për parandalimin dhe agravimin e mëtejshëm të situatës duke larguar tifozat nga fusha drejt vëndëqëndrimit fillestar.

Menjëherë bëri kapjen dhe shoqërimin pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 të 12 tifozave prishës të rendit dhe të sigurisë, si më poshtë:

  • A. Gj. 18 vjeç, banues në Tiranë
    • D. B. 37 vjeç, banues në Tiranë
    • B. K. 18 vjeç, banues në Tiranë
    • I. K. 18 vjeç, banues në Tiranë
    • A. V. 31 vjeç, banues në Tiranë
    • L. P. 20 vjeç, banues në Tiranë
    • D. D. 18 vjeç, banues në Tiranë
    • K. Sh. 18 vjeç, banues në Tiranë
    • H. H. 21 vjeç, banues në Tiranë
    • O. H. 18 vjeç, banues në Tiranë
    • K. M. 18 vjeç, banues në Tiranë
    • L. Zh. 22 vjeç, banues në Tiranë

Personat e sipërpërmendur janë proceduar penalisht për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal.

Nëpërmjet pamjeve filmike dhe informacioneve po vazhdon puna për identifikimin, shoqërimin dhe procedimin penal dhe administrativ të personave të tjerë të përfshirë në prishjen e rendit dhe qetësisë në këtë aktivitet sportiv.

Gjithashtu ndaj subjektit privat “Octapus 1 Security” i pajisur me licensë të kategorisë 1-3A, e kontraktuar nga Klubi Sportiv “Tirana” për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe në përfundimit të aktivitetit sportiv për mospërmbushje të detyrimeve ligjore u morën këto masa:

  • gjobë drejtuesit teknik, bazuar në ligjit 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni 26 germa “d” dhe “dh”.
  • gjobë për 5 punonjës të subjektit SH.P.S.F “Oktapus 1 Security”, bazuar në ligjin 75/2014 “Për Sh.P.S.F-t” neni 27.

Ju bëjmë me dije se subjekti privat “Octapus 1 Security”i pajisur me licensë të kategorisë 1-3A është gjobitur për mospërmbushje të detyrimeve ligjore dhe për problemet e ndodhura edhe në ndeshjen K.F Tirana – K.F Partizani në datë 28.09.2018.

Vazhdojnë procedurat për procedimin administrativ të Klubi Sportiv “Tirana” për mosbzatimin dhe marrjen e masave bazuar në lgjin Nr. 19/2016, datë 22.09.2016 “Për masat shtesë të sigurisë publike”.

Sqarojmë se për për drejtuesit e K.F “Tirana” dhe drejtuesit e stadiumit “Selman Stërmasi” ka filluar procedimi penal për mos përmbushje të detyrimeve që rrjedhin nga ligji nr. 79/2017 “Për Sportet” dhe ligjit nr.19/2016, ” Për masat shtesë të Sigurisë publike” të evidentuara në ndeshjen e datës 28.09.2018. midis K.F Tirana – K.F Partizani.

Policia e Tiranës është e vendosur të zbatoj me përpikmëri detyrimet dhe përgjegjësit e përcaktuara në aktet e mësipërme për marrjen e masave gjatë zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme”, – shkruhet në deklaratën e Policisë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kategoria Superiore, java 12

Tirana dhe Kukësi ndalin njëri-tjetrin