MENU
klinika

Deklaratat për vizat

Politikanët kosovarë ashpërsohen me BE-në

05.11.2018 - 09:30

Zyrtarët e lartë të Kosovës kanë ashpërsuar gjuhën ndaj Bashkimit Evropian pas paralajmërimeve që vendimi për liberalizimin e vizave mund të mos merret këtë vit.

Derisa kryetari i Kuvendi Kadri Veseli ditë më parë ka thënë se do të ishte racizëm ndaj kosovarëve nëse nuk hiqen vizat sivjet, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dje ka thënë se nëse kjo nuk ndodh atëherë Kosova nuk ka arsye t’i besojë BE-së.

Ndonëse zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian në vazhdimësi kanë pohuar se Kosova i ka plotësuar 95 kriteret e vëna për liberalizim, vendimi për heqje vizash nuk është i sigurt se do të merret as brenda këtij viti.

Përkundrazi, tashmë është paralajmëruar se ky proces mund të mos finalizohet deri në vitin 2020. /Konica.al/