Termi “populizëm” që në fillimet e tij e deri më sot është thuajse gjithmonë përdorur në mënyra negative që kanë pasur për qëllim ta s’kualifikojnë atë si mënyrë të menduarit dhe vepruarit politikisht.
Për ta kuptuar atë, duhet të dallojmë populizmin që është aktualisht i vëzhgueshëm dhe i pranishëm në Europë Perëndimore nga “populizmin i regjimeve” që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë edhe sot, sidomos në Amerikën Latine dhe në Botën e Tretë (për shembull ish regjimi i Gedafit në Libi, i Hugo Chavez në Venezuel), sepse këto të fundit janë shpesh edhe pse jo gjithmonë regjime autoritare ose gjysmë peblishitare që ndonjëherë kanë të bëjnë me atë që quhet cezarizmi i masave në periudhën moderne.
Gjithashtu, duhet ta ndajmë populizmin nga fenomenet specifike si populizmi tradicional rus ose populizmi agrar i Shteteve të Bashkuara, të cilët së bashku kanë njohur si periudhë triumfi shekullin XIX.
Populizmi aktual është fenomen shumë formash, ku shkaku kryesorë është fshirja e ndarjes tradicionale mes të Majtës dhe të Djathtës dhe tendenca që politika aktuale ka gjithmonë e më shumë për tu larguar nga qytetari. Populizmi aktual shpreh pakënaqësinë dhe vullnetin e protestës për mjediset që “qëndrojnë poshtë”, pra për shtresat e ulëta kundër një “Klase të re”, qoftë politike ashtu edhe mediatike e konsideruar si e pa përngjeshme, e korruptuar dhe jo transparente. Lëvizjet politike, në kundërshtim me car është thënë deri tani nuk janë anti politike.
Lëvizjet populiste janë të drejtuara kundër fenomeneve të monopoleve politike, të cilat nuk përfaqësojnë vullnetin e qytetarëve, por të pakicave të orientuara në një kah të caktuar. Lëvizjet populiste nuk duan të shprehin politik, por përkundrazi të shfrytëzojnë ndarjen mes politikës dhe fushës shtetërore-institucionale dhe në të njëjtën kohë të caktojnë forma të reja të aksionit politik, të cilat duhet të fillojnë nga poshtë-lart. Për këtë arsye ato i drejtohen popullit dhe qytetarëve, kundër elitave, mbi bazën e idesë së përgjithshme se së bashku formojnë një pikë uji aq homogjene, sa ndarja klasike mes partive të Majta dhe atyre të Djathta, humb kuptim.
Për partitë populiste, diferencat mes partive të mëdha janë vetëm të natyrës kozmetike: qëllim i vetëm dhe i përbashkët i tyre është të prodhojnë një “ndryshim” të madh e të vërtetë. Lindja e populizmin në vend të parë ndodh për shkak të mos funksionimit të demokracisë përfaqësuese të karakterizuar nga një pjesëmarrje e vogël civile dhe në të njëjtën kohë dëshmon mbarimin e formave karakteristike të politikës moderne. Kur shteti nuk është më një prodhues social, atëherë populizmin fillon të bjerë si një kambanë.
Në momentin që populli ka ndjesinë që nuk po i dëgjohet më zëri, e vetmja mënyrë për të afirmuar vetveten është të emancipohet nga loja e partive klasike. Kjo gjë vlen edhe për pretendimet që lidhen me identitetin (kultura, feja, kombi, etnia), të cilat në të kaluarën më shumë identifikoheshin me sferën politike dhe sot gjithmonë e më shumë po prezantohen si sfera publike.
Karl Schmit ka paraqitur në mënyrë efikase, duke u bazuar edhe tek filozofia e Roussear, se populli ka më pak nevojë të jetë i përfaqësuar, kur është politikisht vetë i përfaqësuar. Gjithashtu ai thotë “nuk mund të ketë demokraci nëse ajo nuk është e drejtpërdrejt”. Ai shton: “Demokracia e drejtpërdrejt është regjimi që lejon më mirë një popull të afirmojë pikërisht identitetin e tij”.
Gjithmonë e më shumë populizmin po shfaqet fuqishëm në Europë si formë mendimi dhe aksioni politik. Për këtë arsye mund të lind pyetja: nëse përhapja e populizmit në Europë do të sjellë një panoramë të re politike? Duhet theksuar se çdo ditë që kalon aq më shumë po fshihet ndarja tradicionale mes të Majtës dhe të Djathtës dhe zëvendësimi i saj nga një linjë ndarje mes ‘lart’ e ‘poshtë’. Në Francë në turnin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 1988, dy kandidatët e parë, Francois Mitterrand e Jacques Chirac, kishin arritu të dy së bashku rezultatin 54,1%. Më 21 Prill 2002, Chirac dhe Lionel Jospin arritën së bashku vetëm 36,1%. Qoftë Majtas ashtu edhe Djathtas, humbjet e elektoratit kanë qenë të konsiderueshme. Humbja llogaritet në rreth 6 milion vota.
Paaftësia e Shtetit për të vazhduar të ruaj rolin e prodhuesit social ka, gjithashtu, si pasojë faktin se lidhja sociale rindërtohet tashmë brenda saj. Paralelisht me rritjen e paralizës së Shtetit nacional, asistohet lulëzimi i rrjeteve, shoqatave, grupeve komunitare dhe i lëvizjeve të reja sociale.
Meqë morëm si shembull Francës, atëherë po në Francë padyshim populisti më i madh konsiderohet gjenerali De Gaulle. Ndërsa sot padyshim lëvizje populiste është “Il Front National”. Por populizmin në të vërtetë është i pranishëm kudo. Është i pranishëm edhe tek Sarkozy, është i pranishëm për më shumë se 20 vjet edhe tek vetë Kryeministri aktual i Shqipërisë. Populizmi është i pranishëm tek çdo lider që preferohet t’i drejtohet vetë drejtpërdrejt popullit.
Siç thamë më sipër populizmin reagon në emër të ‘popullit’ kundër disa elitave të caktuara politike, ekonomike, intelektuale, të cilat janë të organizuara në parti tradicionale që me aksionet e tyre institucionale ose jo kanë pushtuar përfaqësimin e popullit, duke përjashtuar nga kjo e drejtë çdo qytetarë të thjeshtë e të lirë. Daniele Albertazzi e Duncan McDonnel në librin e tyre Tëenty-Firs Century Populism (Populizmi i shekullit të XXI) e përcaktojnë populizmin si: “Një ideologji që ve në kontrast një popull virtuoz kundër një seri elitash politike, të cilat përcaktohen si njësi që privojnë (ose kërkojnë të privojnë) popullin sovran nga të drejtat, liritë, vlerat, prosperiteti, identiteti etj”.
Nëse do e krahasonim sistemin politik me një trup njerëzorë, lindja e lëvizjeve populiste mund të krahasohet me perceptimin e një dhimbje, kur plagosemi ose sëmuremi. Dhimbja shërben derisa truri i një personi percepton faktin se ka diçka që nuk shkon me trupin, për shembull një plagë, një virus, një tumor. Megjithatë, nëse personi nuk merr akt dhe nuk reagon për ta kuruar, plaga thellohet, sëmundja avancon në forma më ekstreme, tumori konsumon ngadalë trupin. Në të njëjtën mënyrë, lëvizjet populiste shërbejnë për t’i bërë me dije elitat politike drejtuese se ka diçka që nuk shkon në shoqëri, ekonomi dhe në politikë. Nëse klasa politike drejtuese reagon duke e shëruar shoqërinë nga sëmundjet dhe problemet, atëherë mënjanon mundësinë që lëvizjet populiste të rriten dhe të bëhen të fuqishme. Nëse e injorojnë një situatë të tillë, ato thuajse në mënyrë të sigurt kanë garantuar zëvendësimin e tyre nga lëvizjet populiste.
Shqipëria nuk ka pasur në historinë e saj qasje për lëvizje të mirëfillta populiste. Kjo ka të bëj pikërisht më historinë e Shqipërisë e sidomos më historinë e saj politike. Shqipëria ka qenë gjithmonë e pushtuar nga të huajt dhe në ato pak raste kur ka qenë e pavarur, në fakt ka qenë në një influencë te madhe të të huajve në politikën shqiptare e sidomos nën influencën e shteteve fqinje që kanë bërë politika armiqësore, pushtuese dhe me pretendime reale territoriale. Kjo ka bërë qe Shqipëri të këtë figura individuale me cilësi të larta edhe lidershipi, por të mos ketë një identitet të pastër politik. Për pasojë, forcat politike shqiptare monokratike ose plurikratike janë formuar dhe kanë qenë rezultat i influencave te huaja. Kjo situatë ka penguar lindjen dhe zhvillimin e lëvizjeve populiste politike me orientim të pastër patriotik ose me saktë e më mirë patritotik.
Aleanca Kuq e Zi, pa frikë mund të konsiderohet në themel si lëvizja e parë e mirëfilltë populiste e patriotike shqiptare. Them në thelb, duke pasur parasysh filozofinë dhe programin që ajo kishte, por sigurisht në gjirin e saj siç na ka mësuar edhe historia jonë kombëtare, kishte persona që ndodheshin rastësisht aty, që nuk kishin lidhje me identitetin e saj politik apo qe ishin aty për tu shërbyer interesave qe binin ndesh me filozofinë dhe programin politik të asaj force politike.
Aleanca Kuq e Zi erdhi natyrshëm si një lëvizje popullore si pasojë e faktit, se shoqëria ishte e sëmurë nga sulltanizmi, korrupsioni, pasiguria, abuzimi me pushtetin, nga kriza ekonomike etj. Në një situatë të tillë të trishtë, realiteti politik nuk po merrte më në konsideratë sinjalizimet reale sociale për t’i korrigjuar, por u përpoq t’i mohojnë ato ose të bënte sikur nuk ekzistonin.
Por pse dështojë Aleanca Kuq e Zi? AK-ja erdhi si lëvizje politike populiste në një moment delikatë të historisë tonë politike e kombëtare. Ajo erdhi si shpresë në një shoqëri shumë të sëmurë politikisht dhe të monopolizuar në maksimum. AK-ja mund të konsiderohet si Jezuesi në Izrael që kishte përballë romakët që e konsideruan atë rrezik për pushtetin dhe izralitët rrezik për besimet e tyre. Pra, AK-ja lindi si dritë apo shkëndi në një errësirë të madhe, ku e keqja kontrollonte dhe kishte mposhtur të mirën. Për ketë arsye AK-ja duhet të kryqëzohej dhe duhet të eliminohej si Jezuesi. AK-ja në gjirin e saj pati shumë të rinj e të reja, të “virgjër” politikisht, të mbushur me ideale, me perspektiva të mira profesionale që nuk kishin mbi supe faje për të kaluarën. Të rinjtë e AK-së, ishin ashtu si Jezuesi, që luftonin për atë që ata e konsideronin të drejtë dhe patriotike, që vinin nga realitetet e familjeve të mira patriotike, me kontribute të rëndësishme kombëtare, por të lënë në harresë qëllimisht. Të rinjtë e AK-së mund të konsiderohen si Jeusi, sepse ishin e drejta dhe e vërteta, por në fakt ata po sulmoheshin nga personat e pushtetit, që kishin zhvatur, vjedhur, shitur mbi emrin e Shqipërisë ashtu si romakët që qeverisnin e sundonin popujt në emrin e zotërave të tyre, duke i skllavëruar, zhvatur dhe pushtuar.
Lufta e Pushtetit ishte aq shumë e egër kundër të rinjve që u angazhuan me AK-në, të cilët edhe pse kishin luftuar për flamurë dhe Komb, u sulmuan pa mëshirë sikur të ishin ata e keqja më e madhe e vendit. Madje, shumë të rinj, pas kryqëzimit të pamëshirshëm të AK-së, filluan të ndjeheshin fajtorë pa faj e të përbuzeshin edhe nga të afërmit e tyre, sikur të ishin ata mëkati dhe fatkeqësia më e madhe e vendit. Në fakt, ata ishin shpresa që kishin ndezur krenarinë kombëtare tek çdo shqiptar e familje shqiptare.
AK-ja ashtu si të Jezuesi u flijua për shqiptarët, u kryqëzua për shqiptarët për tu dhënë atyre besimin dhe leksionin se për Komb flijimi politik është një shpresë dhe frymëzim për brezat e tjerë. Precedenti i AK-së, pavarësisht kryqëzimit të saj të padrejtë, por te pranuar, është një shenjë shprese dhe drite për të qenë patriot dhe atdhetar e për të ndërtuar së bashku e vetëm së bashku (shqiptari me shqiptarin) të ardhmen e përbashkët dhe të merituar.
Në këtë prizëm, mund të thuhet se përkohësisht e keqja fitojë kundër të mirës dhe shpresës ashtu siç fitojë kundër Jezuesit. Këtu e kam fjalën për fitoren e Pushtetit dhe të klasës së vjetër politike shqiptare që kryqëzojë pa mëshirë të rinjtë idealistë që politikën e shihnin si një mision të shenjtë në shërbim të Kombit dhe vendit. Megjithatë, fitorja e tyre është e do të jetë e përkohshme ashtu siç ishte e përkohshme kundër Jezuesit. Ashtu si kryqëzimi i Jezusit që bëri të lind besimin katolik që për më shumë se dy mijë vjet po kontrollon shoqërinë në moral dhe po e qeveris atë në formë dhe model politik, ashtu edhe kryqëzimi i AK-së është vetëm fillimi i një epoke të re të koshiencës kombëtare dhe patriotike përballë errësirës politike apo çdo forme tjetër influence që ka për qëllim për të lënduar Kombin. Historia e populizmit kombëtar politik sapo ka nisur, udhëtimi i tij do të jetë i gjatë e kjo falë edhe proceseve dhe rrethanave ndërkombëtare që po i përjetojmë në ditët e sotme.