MENU
klinika

Opozita shqiptare

Presidenti i KE, Basha pro gjermanit të CDU të Merkel

06.11.2018 - 18:21

Partia Demokratike do të votojë për herë të parë një kandidat të PPE për President të Komisonit Europian. Ka qenë vet kreu i demokratëve, Lulzim Basha ai që e ka bërë të ditur këtë fakt përmes një postimi në “Twitter”.

Basha, i shoqëruar nga Gert Bogdani dhe deputetja Albana Vokshi, po merr pjesë në Kongresin e PPE në Helsinki. Basha që zbuloi se 4 votat e PD ditën e enjte do të shkojnë për gjermanin, Manfred Weber, pjesë e CDU/CSU të Merkel.

“Në Asamblenë Politike të PPE #EPPHelsinki miratuam kandidaturat e Weber dhe Stubb. Nesër #EPPCongress debati dhe të enjten zgjedhim kandidatin e PPE për President të Komisionit Europian. Si anëtare me të drejtë vote, 4 votat e PD janë për @ManfredWeber e simotrës mike CDU/CSU.”, shkruan Basha.