MENU
klinika

"Dorëzimi para Amerikës, tradhti ndaj fesë"

Ultimatumi iranian: Të bashkohemi kundër Amerikës

24.11.2018 - 11:30

UaltimatumiPresidenti iranian Hasan Rouhani u ka kërkuar vendeve muslimane të bashkohen kundër Shteteve të Bashkuara dhe regjimit izraelit dhe t’i kundërvihen komploteve të tyre.

Në Konferencën e Unitetit Islamik në Teheran, Rouhani tha se uniteti në botën islame nuk është një çështje taktike dhe afatshkurtër, por është një çështje strategjike.

“Fjalët nuk mund të çojnë në unitet, dhe armiku nuk ka frikë nga kjo; përkundrazi, duhet të bashkohemi realisht, dhe sot, nuk ka asnjë mënyrë tjetër veçse të mbeteni të bashkuar, dhe ju do të fitoni mbi sionistët dhe amerikanët “, tha presidenti.

“Dorëzimi ndaj Perëndimit të kryesuar nga Amerika, do të ishte tradhti kundër fesë sonë, dhe kundër gjeneratave të ardhshme të këtij rajoni”, shtoi ai.

Presidenti vuri në dukje se fuqitë hegjemoniste nuk do të donin që muslimanët të mbeteshin të bashkuar dhe do të donin mosmarrëveshje midis tyre.

Pastaj ai kritikoi regjimin izraelit për mizoritë e tij kundër popullit palestinez, si dhe Shtetet e Bashkuara për zhvendosjen e ambasadës së saj nga Tel Avivi në Jerusalem.

Presidenti Rouhani tha se është shumë e trishtueshme të shohësh se krimet po kryhen në emër të Islamit dhe shumë njerëz po vriten nga duart e atyre që pretendojnë se janë mbrojtës të Islamit.

“Ne kemi një zgjedhje për të hapur qilima të kuq për kriminelët, ose për të qëndruar me forcë kundër padrejtësive dhe të qëndrojmë besnikë ndaj Profetit tonë, Kuranit tonë dhe Islamit tonë”, tha Rouhani, në një referencë të dukshme për Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera të Gjirit që kanë lidhje të ngushta me Uashingtonin.

Irani dhe Arabia Saudite janë rivalë rajonalë dhe kanë mbështetur anët e kundërta në konfliktet në Siri dhe Jemen dhe fraksione të ndryshme politike në Irak dhe Liban.

“Ne jemi të gatshëm të mbrojmë interesat e popullit saudit kundër terrorizmit, agresionit dhe superfuqive … dhe ne nuk kërkojmë 450 miliardë dollarë për ta bërë këtë,” tha Rouhani, duke iu referuar kontratave të Arabisë Saudite me Shtetet e Bashkuara.

Rouhani më tej tha se Shtetet e Bashkuara dëshiron që interesat e tyre të jenë prioritare kudo në botë dhe se dëshiron që vendet e tjera të jenë skllevërit e saj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarat e Sekretarit amerikan të mbrojtjes

“Rusia nuk mund ta zëvendësojë kurrë SHBA-në”

Ringjallja e Perandorisë Persiane të dikurshme

Irani kërkon të marrë nën kontroll Lindjen e Mesme me çdo kusht…