MENU
klinika

Dr. Nexhat Rexha - Urolog

Probleme me prostatën? E operoni me Green Laser!

04.11.2018 - 17:06

Mjeku juaj ju ka diagnostikuar me simptomat e sëmundjes së quajtur Hiperplazion Beninj i Prostatës (BPH), e cila njihet si prostatë e rritur.

Historikisht kjo sëmundje është trajtuar me medikamente ose me procedurë kirurgjikale invazive, Resekcion Transuretral i Prostatës (TURP) (një nga mënyrat kirurgjikale që përdoret për kurimin e zmadhimit beninj të prostatës).

Sot ju keni mundësinë të zgjidhni një opsion të avancuar të trajtimit, të njohur si Terapia Lazerike me GreenLight.

Nëse ju jeni diagnostikuar si shumë burra të tjerë, me prostatë të zgjeruar, e cila quhet Hyperplazia Beninje e Prostatës (BPH), ju mund të keni vërejtur se efektet anësore të pilulave të përditshme ndikojnë jo për mirë në jetën tuaj.

Përballë faktit të ndërhyrjes kirurgjikale, si e vetmja mundësi, ju mund të keni vendosur për të “jetuar me të”, pra me këtë prostatë të zmadhuar.

Por e vërteta është se Hyperplazia Beninje e Prostatës (BPH) e pa trajtuar mund të çojë në gjendje më serioze, si infeksionet e shpeshta të fshikëzës, gurët në veshka madje dhe dëmtim të përhershëm në veshka.

Çfarë është prostata?

Prostata është një gjëndër e traktit uro-gjenital mashkullor. Funksioni kryesor i saj është që të prodhojë një lëng që transporton spermën gjatë ejakulimit.

Prostata është e lokalizuar nën fshikëz të urinës dhe e rrethon uretrën. Uretra është një gyp që e bartë urinën nga fshikëza deri në penis. Një emërtim tjetër për uretrën është kanal urinar.

Çfarë është BPH (Hiperplazion Beninj i Prostatës)?

BPH është një rritje jo-kancerogjene (beninje) e prostatës. Prostata juaj është rritur deri në një madhësi normale gjatë moshës së pubertetit.

Zakonisht, prostata rritet deri në madhësinë e një arre. Prostata mund të fillojë të rritet prapë kur mashkulli mbërrin moshën e mesme. Arsyet për këtë rritje nuk janë tërësisht të njohura.

Në moshën 80 vjeçare, rreth 80% e meshkujve diagnostikohen me BPH. BPH ka simptoma të shumta te meshkujt e moshës së vjetër.

Cilat janë simptomat e një prostate të rritur?

Prostata e rritur bën presion në uretër dhe presioni mund të pengojë rrjedhjen e urinës nëpër uretër.

Pengimi i rrjedhjes së urinës mund të shkaktojë probleme, duke përfshirë:

Urinimin e shpeshtë, veçanërisht natën (nocturia);

• Rrjedhjen e ngadalësuar të urinës;

• Nxitjen e papritur për të urinuar (urgjenca);

• Problemet me nisjen dhe ndaljen e rrjedhës së urinës;

• Pa aftësinë e zbrazjes së tërësishme të fshikëzës urinare;

• Shtytjen apo tendosjen për të urinuar;

• Dhimbjen ose djegësin gjatë urinimit.

Çfarë është Terapia Laserike GreenLight?

Terapia Laserike GreenLight është një procedurë që kryhet me një fibër të vogël që futet në uretër përmes një cistoskopi. Fibra shpërndan një energji të lartë laserike e cila e nxeh shpejtë indin e prostatës, duke shkaktuar vaporizimin (avullimin) e indit.

Ky proces vazhdon derisa i tërë indi i rritur i prostatës të jetë larguar tërësisht. Rrjedha natyrale e urinës rregullohet shpejt dhe te shumica e pacientëve edhe simptomat urinare largohen shpejt.

Terapia Laserike GreenLight kombinon efikasitetin e procedurës së “standardit të artë” kirurgjikal të operimit transuretal të prostatës (TURP) me shumë pak efekte anësore.

Rezultati është një kanal me hapje të gjerë për rrjedhjen e urinës, me riskun e ulët të shfaqjes së efekteve anësore, që përfshin mosfunksionimin e ereksionit dhe gjakderdhjen, gjë që janë të zakonshme për TURP .

Terapia Laserike GreenLight mund të kryhet në qendrat spitalore ambulatore, qendrat kirurgjikale, ose në zyrat e mjekëve të pajisura mirë. Zakonisht nuk nevojitet qëndrim në spital gjatë natës.

Megjithatë, në disa raste kur pacienti udhëton nga distanca të largëta, ka probleme tjera shëndetësore, apo është në gjendje të dobët fizike, atëherë mund të rekomandohet që pacienti të qëndrojë një natë në spital.

Çfarë presim gjatë trajtimit me terapinë Laserike GreenLight?

Së pari, mjeku do të kryejë një vlerësim për të parë nëse ju jeni keni nevojë për këtë terapi. Pastaj, në ditën e procedurës suaj, ju duhet të vini në qendrën për trajtim. Ju duhet të keni dikë me vete që të ju kthejë në shtëpi, pasi kjo procedurë është ambulatore.

Çdo pacient është i ndryshëm, prandaj procedurat e trajtimit mund të ndryshojnë. Më poshtë është një përshkrim i përgjithshëm i procedurës dhe çfarë mund të presim:

1. Para trajtimit mjeku juaj mund t’ju japë ilaçe për t’ju ndihmuar të relaksoheni gjatë procedurës. Medikamente të tjera që mjeku juaj mund t’ju japë janë për të shmangur infeksionet;

2. Mund t’ju kërkohet që të zbrazni fshikëzën tuaj;

3. Ju do të rehatoheni në dhomën ku do të kryhet procedura dhe të vendoseni në shtratin e trajtimit ku ju do të shtriheni në shpinë. Do t’ju jepet anestezi që do t’ju mundësojë të flini gjatë tërë procedurës. Në varësi të qendrës së trajtimit, lloje të tjera të anestezisë mund të përdoren, duke përfshirë ‘bllokun spinal’ apo ‘bllokun pudendal’;

4. Pasi ju të jeni vënë në gjumë apo pasi që anestezia të reagojë, mjeku juaj do të fusë cistoskopin në uretër;

5. Fibra laserike është futur përmes cistoskopit në uretër në vendndodhjen e prostatës;

6. Mjeku sistematikisht vaporizon (avullon) indin e prostatës së rritur derisa të largohet e tërë pengesa;

7. Në fund të procedurës mjeku mund të vendosë një kateter të përkohshëm për të lejuar rrjedhjen e urinës nga fshikëza juaj.

Çfarë të presim pas trajtimit me terapinë Laserike GreenLight?

Meqënëse kjo është një procedurë ambulatore, ju zakonisht do të shkoni në shtëpi brenda disa orëve pas trajtimit. Duhet t’ju kthejë dikush në shtëpi pas procedurës.

Nëse kateteri është vendosur në fshikëzën tuaj në fund të procedurës, ajo zakonisht do të hiqet brenda 24 orëve.

Megjithatë, pacientët me funksion të komprometuar të fshikëzës apo për ata që kërkohet kateterizim i tejzgjatur si rezultat i simptomave të rënda urinare, mund të kenë nevojë për kateter për një periudhë më të gjatë kohore.

Shumica e pacientëve përjetojnë lehtësim shumë të shpejtë të simptomave dhe një përmirësim të shpejtë të rrjedhjes së urinës. Kjo zakonisht ndodh brenda 24 orëve pas procedurës.

Megjithatë, historia mjekësore, gjendja shëndetësore dhe faktorë të tjerë mund të ndikojnë në marrjen e vetes pas trajtimit.

Mund të përjetoj një siklet të vogël, si një lloj djegieje të lehtë gjatë urinimit dhe sasi të vogla të gjakut në urinë për rreth një javë. Gjithashtu, në varësi të gjendjes së fshikëz tuaj, ju mund të përjetoni shpeshtësi dhe nevojë më të madhe për të urinuar.

Kjo do të tejkalohet me kalimin e kohës, pasi pengesa nga uretra është larguar.

Cilat janë përparësitë e trajtimit me terapinë Laserike GreenLight?

• Përmirësim i shpejtë i rrjedhës së urinës;

• Kthim i shpejtë në aktivitete normale;

• Procedurë pothuajse pa gjak;

• Një trajtim definitiv dhe shërim jetëgjatë;

• Më pak se 1% raste mosfunksionim të ereksionit;

• Pa kateter apo vetëm për një kohë të shkurtër (më pak se 24 orë në shumicën e rasteve);

• Procedurë ambulatore për pacientët e shëndetshëm;

• Mbi 1 milion pacientë të trajtuar në të gjithë botën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Meshkuj! Jini vigjilentë

Kanceri i prostatës/ Si ta evitoni

Tregojuani edhe personave që njihni!

Je me prostatë? Ky gabim mund të të kushtojë jetën!