MENU
klinika

Detajet

Projekt buxheti 2019/ Ahmetaj: Zero TVSH për subjektet

12.11.2018 - 12:48

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, u diskutuan të ardhurat për projekt buxhetin e vitit 2019, ku dhe ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj tha se qeveria ka planifikuar më shumë rimbursim për kompanitë e mëdha të cilat kanë grumbulluar kapital për shkak të investimeve.

Ahmetaj u shpreh se rekomandon zero përjashtime nga TVSH për subjektet, ndërsa sipas tij nuk do ketë asnjë gjobë për subjektet që bëjnë gabime në llogarinë e xhiros.

Kemi planifikuar më shumë rimbursim për vitin tjetër për kompanitë e mëdha të cilat kanë akumuluar shuma të mëdha për shkak të investimeve. Me TVSH duhet të jemi të kujdesshëm pasi është brenda tatimeve indirekte dhe më i mirë në kontributet e buxhetit të shtetit.

Rekomandoj zero përjashtime nga TVSH. Eksportet janë rritur me 15,4%. Asgjë gjobë ndaj subjekteve që bëjnë gabime në llogarinë e xhiros. Është forcuar besimi tek ekonomia vendase”- tha ministri Ahmetaj.

Nga Financial Times/ Udhëheqësit e G7 duhet të përmbushin premtimin e tyre

Zinxhirët e furnizimit janë çelësi për një rimëkëmbje globale

Nga 30 qershori në treg kartëmonedha e re

Guvernatori: Erdhi si nevojë e zhvillimit ekonomik të vendit

Nga Bloomberg/ Pandemia nuk ka ndihmuar aspak

Sa ka kushtuar lufta tregtare SHBA – Kinë?

Pandemia ka penguar pagesat dhe investimet e mëdha

Rënie e dukshme e investimeve kineze në BE

Nga Financial Times/ Si reaguan tregjet globale

Rezerva Federale paralajmëron politikë më të ashpër monetare