MENU

Duan dëmshpërblim

Projekti për ‘Unazën e Re’, banorët peticion Arta Markut

26.11.2018 - 18:47

Banorët e ‘Unazës së Re’ të cilët shprehen kundër shembjes së banesave pasi kërkojnë dëmshpërblim 100%, i kanë bërë peticion Arta Markut.

Mësohet se banorët në peticionin e tyre kanë kërkuar lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës që ndodhi para Kuvendit. Po ashtu ata kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve, pasi sipas tyre.

Për 23 ditë me radhë banorët e Unazës së Re protestuan edhe sot duke bllokuar rrugën. Kujtojmë se një prej të arrestuarve për protestën që u zhvillua tek Kuvendi, Daniel Drobaj, u la sot në burg pasi akuzohet se plagosi me kapsollë policen Ina Nuka.