Ende nuk është mbushur viti nga humbja e papritur e kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, që u nda nga jeta teksa po flinte gjumë. Faktorët që çuan në vdekjen e futbollistit të kombëtares italiane janë të padeklaruara në 20% të rasteve, sipas një raporti të ri.
Mbrojtësi pësoi atak kardiak në mars të këtij viti dhe u gjet i vdekur në dhomën e tij nga shokët e skuadrës. Prokurori i Firenzes kërkoi një raport të ri të ekspertëve për të përcaktuar nëse vdekja e Astorit mund të ishte parandaluar.
Italiani vdiq për shkak të një “fibrilacion ventricular” nga dhe Universiteti i Padovës ka konstatuar se në 20% të rasteve sëmundja do të jetë e padallueshme. Po përqindja tjetër, që është më e madhe?
Megjithatë, rasti mbetet i hapur, pasi raporti nuk përcakton përfundimisht se asgjë nuk mund të ishte bërë për të parandaluar kalimin tragjik të Astorit. Dje një tjetër futbollist ka humbur jetën në Itali, por flitet për vetëvrasje.