MENU
klinika

Ish-ylli i Manchester United

Propozimi i ëndrrave përballë edhe 3 fëmijëve

01.11.2018 - 17:51

Pas një lidhje gati dy vjeçare, Kate Wright ka marrë një propozim që kurrsesi nuk mund t’i thoshte jo për martesë ish-futbollistit të Anglisë, Rio Ferdinand.

Në një ambient të jashtëzakonshëm në Abu Dhabi dhe para 3 fëmijëve të tij Ferdinand propozoi të dashurën e tij.

“Fundi i mrekullueshëm për pushimet tona… si mund të përgjigjesha ‘jo’”, shkroi bashkëngjitur një fotoje të postuar 27-vjeçareja.

Ish-ylli i Manchester United dhe Kate janë të idhur që prej 2 vitesh dhe shpesh ata janë shfaq tejet të lumtur krah njëri-tjetrit, ndërsa Rio është shprehur se e dashura e tij ka një kujdes të jashtëzakonshëm edhe për 3 fëmijët e tij.

Në vitin 2015, familja e Ferdinand mori një goditje të rëndë kur humbi gruan e tij të parë Rebecca Ellison në moshën 34 vjeçare si pasojë e kancerit të gjirit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN