MENU
klinika

Detajet

Protesta te Unaza e Re/ Basha takohet me banorët

09.11.2018 - 13:31

Prej disa ditësh banorët e zonës përgjatë Astirit në shenjë proteste kundër vendimit të qeverisë për shembjen e banesave të tyre për shkak të projektit të ‘Unazës së Re’, kanë bllokuar rrugën.

Ndaj edhe sot ata zgjodhën të bënin të njëjtën gjë, ndërsa shprehen të bindur se nuk do të pranojnë zgjedhjet alternative që u ka dhënë qeveria.

Pranë banorëve të kësaj zone shkoi kryedemokrati Lulzim Basha, i cili zhvilloi një takim me disa prej tyre ku foli lidhur me shqetësimin e tyre. Gjatë takimit me Bashën, protestuesit kanë kërkuar dëmshpërblim të plotë për shembjen e shtëpive.

Në mbështetje të banorëve në protestën që u zhvillua sot që prej orës 7 të mëngjesit ishin dhe deputetë të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, Oriola Pampuri si dhe Klevis Balliu.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore