MENU
klinika

Deklarata

Protesta te Unaza e Re/ Gjiknuri: Kam gjetur zgjidhjen për banorët

15.11.2018 - 11:17

Ka reaguar Ministri i Infrastrukturës Damian Gjiknuri, një ditë pas takimit të kreut të PD Lulzim Basha me banorët e Unazës së Re, të cilët prej ditësh janë në protestë, për shkak se banesat e tyre preken nga ndërtimi i Unazës së Re.

Përmes një statusi në facebook Gjiknuri shkruan se segmenti i përfunduar urban i Unazës së Madhe nga Komuna e Parisit tek Shkolla Teknologjike është modeli i qeverisë për Tiranën e së ardhmes.

Për çdo skeptik, ky është standardi me të cilin do ndërtohet dhe segmenti nga Shkolla Teknologjike tek Sheshi Shqiponja. Pronarët shpronësohen 100%, ata pa leje do marrin 3 vite qira, dhe do trajtohen me përparësi për banesa sociale” – shkruan Gjiknuri në facebook.

Por pika e shpronësimeve është edhe debati që ka revoltuar banorët duke i ngritur ata në protestë. Ndërsa qëveria është e vendosur për shpronësim 100% për banorët me pronësi të rregullt të tokës dhe banesave, sipas vendimit të këshillit të ministrave, që nuk përfshin vlerën e tregut, banorët thonë se nuk janë kundër projektit, por kërkojnë shpronësimin e banesave të tyre 100 % sipas vlerës së tregut.