MENU
klinika

Detajet

Protesta tek Unaza e Re, LSI dhe PD në rrugë me banorët

13.11.2018 - 10:52

Banorët e Unazës së Re vazhdojnë betejën e tyre për të mos dalë nga banesat që janë planifikuar të prishen për t’i hapur rrugë projektit të Unazës së Madhe.

Ata kanë dalë sot sërish në protestë, ndërsa iu janë bashkuar edhe deputetët e grupit parlamentar të LSI së bashku me deputetët e PD.

Dje banorët kanë protestuar para Bashkisë së Tiranës duke kërkuar takim me kryetarin apo përfaqësues të bashkisë për gjetjen e një zgjidhje.

Edhe në protestën e djeshme ishin të pranishëm deputetët të Partisë Demokratike që kanë hedhur akuza në drejtim të kryeministrit dhe kryetarit të Bashkisë.