MENU
klinika

Qeveria spanjolle do të votojë kundër?

Pse Spanja kundërshton marrëveshjen e Brexit?

21.11.2018 - 17:24

Spanja po kërcënon të kundërshtojë një marrëveshje mbi largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian nëse nuk merr garanci për gadishullin e diskutueshëm të Gjibraltarit.

Ndryshe nga çështja shumë e diskutuar për të shmangur një kufi të vështirë në ishullin e Irlandës, shumë gjëra nuk janë thënë publikisht për Gjibraltarin gjatë muajve të tensionuar të bisedimeve të Brexit.

Pse vendi shumë pro-evropian po kundërshton dhe çfarë ndikimi mund të ketë përpara samitit të së dielës, ku liderët e BE do të takohen për të vulosur marrëveshjen e Brexit?

Çfarë është Gjibraltari?

Gadishulli i vogël, një territor britanik që nga viti 1713 dhe i njohur për 30,000 banorët e saj si “Shkëmbi”, është një shkak i konflikteve anglo-spanjolle. Spanja ka kërkuar sovranitetin për një kohë të gjatë.

Gjibraltari do të largohet nga BE së bashku me Mbretërinë e Bashkuar në fund të marsit, edhe pse 96 përqind e popullsisë së saj votuan në referendumin e vitit 2016 për të qëndruar në BE.

Ku qëndron problemi sipas Madridit?

Javën e kaluar, Madridi ishte dakord me një protokoll mbi gadishullin, por tani thotë se ka një problem me pjesën kryesore të tekstit.

Spanja thotë se nuk ishte në dijeni deri para disa ditësh për Nenin 184 të marrëveshjes së Brexit, e cila lidhet me negociatat mbi marrëdhëniet e ardhshme midis BE dhe Britanisë, dhe thotë se është e paqartë për çështjen e Gjibraltarit.

Çfarë kërkon Spanja?

Kryeministri Pedro Sanchez dhe Ministri i Jashtëm Josep Borrell thonë se marrëveshja e largimit dhe politikanët që e mbështesin atë duhet të sqarojnë çështjen e Gjibraltarit. Madrid dëshiron garanci se vetëm ai mund të vendosë për të ardhmen e Gjibraltarit.

Për përpilimin e marrëveshjes paraprake të Brexit u desh një vit e gjysmë bisedime. Shtetet e BE janë të vendosur të mos hapin “Kutinë e Pandorës” dhe të mos bëjnë më shumë kërkesa për të modifikuar tekstin.

Çfarë mendon kryeministrja britanike Theresa May?

Kryeministrja Theresa Maj i tha parlamentit se Britania nuk do ta përjashtojë Gjibraltarin nga negociatat mbi marrëdhëniet e ardhshme me BE. “Ne duam një marrëveshje që për të gjithë familjen e Mbretërisë së Bashkuar, dhe kjo përfshin Gjibraltarin,” tha ajo.

Çfarë mund të ndodhë tani?

Sipas rregullave të BE-së, traktati i tërheqjes miratohet me shumicë të cilësuar dhe jo me unanimitet, kështu që një shtet i vetëm nuk mund ta ndalojë atë.

May do të shkojë të mërkurën në Bruksel për të diskutuar këtë dhe çështje të tjera të pazgjidhura me kreun e Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.

Shumë diplomatë do të marrin pjesë në një takim të 27 të dërguarve kombëtarë të BE të enjten në Bruksel dhe një takim të negociuesve kryesorë të liderëve të BE-së të premten. Pastaj vjen samiti i së dielës.