MENU
klinika

Raporti

PSG dhe City kanë korruptuar UEFA-n e FIFA-n

02.11.2018 - 20:51

Një investigim ka dalë në dritë që trondit futbollin europian dhe atë botëror. Një raport nga “Football Leaks” thotë se FIFA arriti një marrëveshje sekrete me Manchester City dhe PSG, kur dy klubet ishin në kundërshtim me rregulloret financiare të “Fair Play”.

Raporti i “Football Leaks”, i publikuar nga “Der Spiegel” bën një zbulim tronditës. FIFA kishte ndërhyrë personalisht për të ndihmuar PSG dhe Mancheste City që të mos preken nga kufizimet e “Fair Play” financiar.

Një hetim që është kryer nga rrjeti “EIC” ka thënë se shumë zyrtarë të lartë të FIFA, përfshirë dhe ish-sekretarin e përgjithshëm dhe Gianni Infantino, kanë qenë të përfshirë në këtë hetim.

konica sportkonica sport mobile

Është deklaruar se si PSG, ashtu dhe Manchester City kanë derdhur më shumë para në klubet e tyre sesa lejohej. Pronarët e Manchester City dyshohet se injektuan 2.7 miliardë euro në klub gjatë 7 viteve të fundit, përmes aksionarëve të klubit dhe kontratave të sponsorizuara.

Pronarët e PSG-së, “Qatar Sport Investimet” paguan 1.8 miliardë euro vetëm për Michel Platini dhe Infantinon, për të rënë dakord për një zgjidhje, duke mbuluar kështu të gjitha gjurmët dhe për të anashkaluar “Fair Play” financiar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN