MENU
klinika

“I'll Give You My Heart”

Puthje e përqafime, Arilena publikon këngën e re

07.11.2018 - 12:57

Këngëtarja e talentuar dhe tepër e suksesshme shqiptare, Arilena Ara ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor, “I’ll Give You My Heart”, sërish nga kompozitori i saj i besuar, Darko Dimitrov. Ndërkohë për tekstin është kujdesur Arnita Beqiraj.

Që pas suksesit me këngën “Nëntori”, Arilena Ara i është përkushtuar një karriere ndërkombëtare, të cilën e ka synim prej kohësh. Kjo është edhe arsyeja pse këngët e saj të reja janë në anglisht, dhe njëlloj është edhe kënga e saj e fundit.

Mësohet se xhirimet e klipit janë kryer në disa zona në Mal të Zi. Në këtë klip, Arilena ka befasuar duke u shfaqur në skena të “nxehta” me një djalë simpatik.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?