MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Pyjet e Amazonës në ‘kthetrat’ e presidentit brazilian…

20.11.2018 - 17:39

Poltikat e presidentit brazilian Jair Bolsonaro mund të përmblidhen në një fjalë: shfrytëzim. Kjo do të jetë shkatërruese jo vetëm për Brazilin, ku miliona qytetarë varen nga Amazona për ushqim, transport etj., por edhe për pjesën tjetër të botës.

Muajin e kaluar, Brazili votoi për të zgjedhur presidentin e tij të ardhshëm. Të ballafaquar me një zgjedhje midis Fernando Haddad të Partisë së Punëtorëve dhe ekstremistit të djathtë Jair Bolsonaro, brazilianët zgjodhën ekstremistin, një zgjedhje që ka pasoja të rënda për mjedisin, dhe shumë aspekte të tjera.

Me mbështetje të padiskutueshme  nga 5% më i pasur e brazilianëve dhe pronarëve të zonave rurale, Bolsonaro siguroi mbështetje të gjerë popullore. Në fushatën e tij ai u zotua të reduktojë  ose eliminojë mbrojtjen për pakicat, gratë dhe të varfërit.

Sa i përket mjedisit, planet e Bolsonaros mund të përmblidhen në një fjalë: shfrytëzim. Ai dëshiron të zvogëlojë ose të eliminojë mbrojtjen mjedisore në Amazon. Ai do të lehtësojë kufizimet mjedisore në përdorimin e pesticideve dhe licencimin për zhvillimin e infrastrukturës.

Axhenda e Bolsonaros do të shpejtojë në mënyrë dramatike degradimin e mjedisit. Agjencia kërkimore, INPE, raporton një rritje në shpyllëzime, rreth 50% nga viti në vit.

Siçduket, shumë nga fermerët që shfrytëzojnë Amazonën në mënyrë të paligjshme, rrezikojnë të marrin gjoba apo sanksione. Shpresa se qeveria e re nuk do të zbatojë ligje që ndalojnë këto aktivitete ndoshta është duke i inkurajuar ata që të intensifikojnë aktivitetet e tyre. Sapo këto ligje të hiqen, shpyllëzimi mund të përshpejtohet në mënyrë të konsiderueshme. Prirja e dukshme e qeverisë për të shtuar aktivitetet si minierat e arit në Amazon do t’I përkeqësojë gjërat.

Për ta bërë më të lehtë shkatërrimin e mjedisit, Bolsonaro është zotuar të bashkojë ministrinë e mjedisit dhe bujqësisë.

Bolsonaro premtoi gjithashtu gjatë fushatës zgjedhore se Brazili do të largohet nga marrëveshja e klimës së Parisit 2015.

Shkurtimet e pashmangshme në buxhetin mjedisor nën udhëheqjen e Bolsonaros do të dëmtojnë aftësinë e vendit për t’iu përgjigjur katastrofave, si zjarreve në pyje.

Dhe ky nuk është problemi i vetëm. Pabarazia socioekonomike do të rritet. Ndërsa qeveria i jep më shumë pushtet pronarëve të mëdhenj të biznesit, qytetarët e thjeshtë, duke përfshirë fermerët e vegjël dhe banorët e varfër janë ata që do të vuajnë.

Por ekosistemet e Brazilit kanë rëndësi jo vetëm për atë vend por për gjithë botën, sepse shumica e biodiversitetit të Tokës është e përqendruar aty. Amazon është shtëpi për më shumë lloje të bimëve dhe kafshëve sesa çdo ekosistem tjetër tokësor në planet dhe reshjet dhe lumenjtë e saj ushqejnë pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut.

Për fat të keq për Brazilin dhe pjesën tjetër të botës, nuk ka asnjë arsye për të besuar se Bolsonaro do të heqë dorë nga planet e tij dashakeqe.

Paulo Artaxo është shef i Departamentit të Fizikës së Aplikuar në Universitetin e São Paulo. Ai është një ekspert për efektet klimatike të aerosoleve, veçanërisht në Amazon.