MENU
klinika

Emrat

Qëlluan me armë në Shkodër, 4 persona në pranga

19.11.2018 - 10:11

Policia e Shkodrës ka arrestuar 4 persona pasi kanë qëlluar me armë zjarri. Policia e Shkodrës parandalon përshkallëzimin e një konflikti të çastit, ku njëri prej shtetasve ka qëlluar në ajër me pistoletë .

Falë reagimit të shpejtë të policisë u arrestuan në flagrancë dy shtetasit e përfshirë në konflikt , si dhe dy shokët e tyre për “Moskallzim krimi”.

Nga Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Enton Dushaj, 33 vjeç, banues në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike” parashikuar nga nenet 278, 84 dhe 274 të Kodit Penal

Kristian Shkambi, 26 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal

Ardit Bajramaj, 27 vjeç, banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga nenet 300 dhe 278 të Kodit Penal

Eduard Bajramaj, 38 vjeç banues në fshatin Llazan, Malësi e Madhe, për veprën penale “Moskallëzim krimi” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal

Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, në një lokal, shtetasi Enton Dushaj, është konfliktuar me shtetasin Eduard Bajramaj. Shtetasi Enton Dushaj, në largim e sipër ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri, pistoletë.

Me marrjen e njoftimit , Policia ka reaguar në kohë , duke kapur dhe arrestuar dy shtetasit e përfshirë në konflikt, si dhe dy shtetas të tjerë për moskallzim krimi, (shokë të tyre).

Policia po vijon punën për gjetjen e armës së zjarrit të përdorur nga shtetasi Enton Dushaj.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme.