MENU
klinika

Shkelet standardi

Qeset plastike, gjoba ndaj prodhuesve

04.11.2018 - 11:07

Tre kompani prodhuese të qeseve plastike janë gjobitur nga Inspektorati i Mjedisit në harkun kohor të tre muajve, pas hyrjes në fuqi të Vendimit të Këshillit të Ministrave për qeset e riciklueshme. Gjatë aksioneve të përdishme të inspektoriateve në qytete të ndryshme të vendit janë vënë re një sërë shkeljesh nga ana e prodhuesve të plastikës, ku dhe nuk kanë munguar masat të cilat deri më tani shkojnë në shumën e tre milionë lekëve.

Ndërkohë, dy prej kompanive të cilat janë identifikuar dhe gjobitur për shkelje të ligjit që ndalon prodhimin e qeseve që nuk janë shpërbëhen në mjedis, funksiononin pa leje mjedisore çka ka bërë që inspektorati mjedisor të marrë masë plotësuese me pezullim aktiviteti.

Aksionet pritet të përfshijnë gjithë tregjet të mëdhenj dhe të vegjël për shmangien e qeseve të tilla, të cilat ende kanë mbetur stok edhe pse prodhimi në tre muaj ka rënë me 70%.

Por, ndërkohë, disa prej prodhuesve ankohen se në treg po importohen sasi të mëdha qesesh jashtë standardesh nga vendet e rajonit. Sipas tyre, importi i këtyre qeseve, përveçse është në shkelje të ligjit, shkakton konkurrencë të pandershme, duke dëmtuar prodhuesit që veprojnë conform standardeve të reja.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN