MENU
klinika

Humbet gruaja në Fier

Ra në lumin Vjosë?/ Polumbarët nisën e ndaluan kërkimet

04.11.2018 - 16:09

Tre polumbarë të forcave RENEA nga Tirana kanë mbërritur në Ferras në kerkim të trupit të 59 vjecares Manushaqe Nexhipi.

Polumbarët kerkuan në thellesi te lumit Vjosë për trupin e gruas, e cila sipas familjarëve ka rënë në ujë mbrëmjen e së premtes.

Sipas familjarëve gruaja ishte e paralizuar nga njëra këmbë dhe njëra dorë, ndërkohë që vuante edhe nga skleroza.

Nëpërmjet medias ata i bënë apel institucioneve të ndërhyrjnë për të gjetur trupin e gruas, nënë e dy femijëve.
Polumbarët e RENEA-s kanë ndaluar kërkimet për gjetjen e trupit të gruas që mendohet se është mbytur në lumin Vjosë.

gruaja hidhet nga ura ne vjose-fier-konica.al
gruaja hidhet nga ura ne vjose-fier-konica.al

Mesa duket polumbarët nuk arritën të gjejnë asnjë shenjë të gruas, edhe pse kërkuan për më shume se tre orë në të gjithë territorin ku mendohet se ka rënë 59-vjecarja Manushaqe Nexhipi.

Fillimisht familjarët kërkuan vete me varka e mjete rrethanore.

Më pas kërkuan ndihmën e policisë dhe polumbarëve.

Nëpërmjet medias ata i bënë apel institucioneve të ndërhyrjen për të gjetur trupin e gruas, nënë e dy fëmijëve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN