MENU
klinika

Heqja e "Shqiponjës" tek Dogana

Rama-Bashës: Shqiponja iku! Shiko veten artist!

11.11.2018 - 16:45

Kreu i PD-së Lulzim Basha replikoi Kryeministrin Edi Rama lidhur me aktin e heqjes së shqiponjës nga Dogana në kryeqytet.

Pas këtyre deklaratave të Bashës ka ardhur sërish reagimi i kreut të qeverisë, Edi Rama.

Rama fillimisht e konsideroi simbolin e Shqiponjës tek Dogana si vulgaritet të hipur në piedestal, ndërsa Basha iu kundërpërgjigj duke shkruar se kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare i duket një vulgaritet.

rama-basha-konica.al
rama-basha-konica.al

Ndërkohë në reagimin e dytë, Rama shkruan:

“Artist! Shqiponja petashuqe e lekut nuk mund të bëhet dot monument tredimensional, sepse kthehet në horror, mu ashtu siç ishte në hyrje të Tiranës me vite me radhë!

Po ti s’ke faj, përpara petashuqes bëhesh petë, lekë, lekë, lekë.Nejse,lëre shqiponjën, iku! Shiko veten Artist “, shprehet Rama në “Twitter”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN