MENU
klinika

'Viktimë e gjendjes psikologjike'?

Rama: Deri të premten Meta e dekreton Lleshin ministër

13.11.2018 - 21:19

Kryeministri Edi Rama ka shprehur bindjen se, brenda afatit kushtetues, që është dita e premte, Presidenti Ilir Meta do të dekretojë Sandër Lleshin Ministër të Brendshëm.

S’ka asnjë arsye të kalojë përmes të premtes se është mekanike, ka thënë kreu i qeverisë.

“Një ushtarak aktiv s’mund të ushtrojë detyrën, por fare mirë tërhiqet në momentin kur emërohet Ministër, por këto janë interpretime. I kemi lënë presidentit të shohë ç’ka është më e arsyeshme, por në të dyja rastet shkon në dekretimit të ministrit të Brendshëm dhe kjo zgjidhet”, tha Rama.

Nuk është nevoja për një tjetër takim, u shpreh kreu i qeverisë.

rama-meta-konica.al
rama-meta-konica.al

“Shpresoj mos të jetë viktimë e gjendjes psikologjike të opozitës për të luajtur një rol destruktiv.

Këtë s’dua ta besoj. Për sa kohë se besoj këtë me çështjen është aktiv, s’është aktiv kjo zgjidhet. Se ça ka ndodhur herën e parë, është (ushtarak) aktiv, s’është aktiv, se kam kuptuar”, tha shefi i qeverisë.

Kryeministri Rama çoi për dekretimin emrin e Sandër Lleshit për ministër të Brendshëm, por Presidenti Meta nuk e dekretoi.

Në këto kushte, Kryeministri e çoi për dekretim për herë të dytë dhe tanimë, kryeministri shprehet optimist në një vendim ndryshe të kreut të shtetit.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!