MENU
klinika

Rama i zhgënjyer nga BE

Berisha: Jo mesazhe të tilla Evropës, deklaratat bëj në Tiranë

27.11.2018 - 21:40

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur ditën e sotme lidhur me mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbaj ditën e djeshme në Pejë.

Sipas Berishës ai është për mbledhjet tilla, por ky takim ishte një farsë pasi nuk është marrë asnjë vendim konkret.

Më tej ish-kryeministri tha se Rama nëse ka gjë kundër BE-së deklaratat t’i bëjë nga Shqipëria dhe jo të shkojë në Kosovë.

Mbledhja e dy qeverive në Kosovë dhe strategjia e bashkimit

sali berisha vrasja ne bllok-konica.al
sali berisha vrasja ne bllok-konica.al

“Së pari unë përshëndes takimet mes qeverive, por kjo ishte farsa e gjashtë.

Pasi kjo qeveri, nga dita që ka ardhur në pushtet deri sot nuk ka investuara asnjë qindarkë, për bashkëpunim dhe integrim midis Shqipërisë dhe Kosovës. Ata zgjuan nga arkivoli, një projekt për hekurudhë Shqipëri-Greqi, por nuk kanë folur një herë për një hekurudhë Durrës-Prishtinë.

Pra nuk ishte vetëm farsa e radhës, ishte dhe sherri i radhës dhe kjo është akoma më keq. Nëse takimet midis Shqipërisë dhe Kosovës, shfrytëzohen për Kryeministrin e Shqipërisë, është një veprim antikombëtar.

Në rast se Rama për shkak të dështimit të tij të plotë për integrimin e lidhur kjo me krimin në vend, Rama për shkak të bllokimit të integrimit, dhe ky ca gjeti, nacionalizmin e verbër si strofullën e fundit të horrave.

Nëse ka gjë kundër Brukselit, le ti bëjë nga Tiranë nga zyra e tij dhe jo të shkojë në Kosovë dhe të sulmojë Bashkimin Evropian.”

Lidhur me vizat e Kosovës Berisha thotë se është një qëndrim i padrejtë që i bëhet Kosovën, por nuk mund t’i çohen ato mesazhe të tilla Evropës.

Kërkoi leje për t’u betuar si kryebashkiak i Himarës

Gjykata e Lartë merr vendimin për Fredi Belerin

Arrestohet disa orë pas daljes nga burgu “Buzëderri”!

Sokol Simonati përfitoi nga amnistia, por…

"Të rikthehen koalicionet dhe lista të hapura"

Bylykbashi prezanton qëndrimin për reformën zgjedhore