MENU
klinika

Video

Rama tregon punimet për qendrën historike të Vlorës

19.11.2018 - 08:37

Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm ka postuar një video me punimet nga qendra historike e qytetit ku është edhe deputet.

Në qendër, sipas videos që ka postuar Rama në facebook, po bëhen punime për rilindjen e pjesës historike të qytetit.

“MIRËMËNGJES ? dhe me këto pamje nga puna në kantierin për rilindjen e qendrës historike të Vlorës, ju uroj një javë të mbarë ?”-shkruan Rama.