Vijon forma e jashtëzakonshme e Toronto Raptors, që në 12 takimet e para të sezonit të rregullt kanë pësuar vetëm një disfatë.
Skuadra më e mirë e Konferencës së Lindjes triumfoi 105-114 në parketin e Sacramento Kings, ku shkëlqeu me 25 pikë dhe plot 11 topa të kontrolluar poshtë koshit Kawhi Leonard.
Ndalen më në fund Denver Nuggets nga Memphis Grizzlies me rezultatin 89-87.
Në radhët e vendasve spikati me 20 pikë dhe 12 rebound Marc Gasol, po 20 pikë shtoi për Grizzlies edhe Jackson.
Fitore relativisht e lehtë për Oklahoma City Thunder 85-96 në “Quicken Loans Arena” të Clevelandit, ku Cavaliers pësuan humbjen e 10-të në 11 takime të luajtura gjithsej. Vendimtare loja e mirë e Denis Shroeder, që shënoi 28 pikë, duke e bërë të pandjeshme mungesën e Russell Westbrook për shkak të një dëmtimi në kavilje.
Vjen suksesi i pestë në 11 takime për Los Angeles Lakers, që iu imponuan 114-110 Minnesota Timberwolves. Finale disi kaotike në “Staples Center”, me takimin që u zgjidh nga Kyle Kuzma, që shënoi 21 pikë në total, ndërsa LeBron James iu afrua shumë “triple double”, me 24 pikë, 9 asiste dhe 10 rebound.
Bindin edhe Philadelphia 76ers, që dolën fitues nga “Bankers Life Fieldhouse” të Indianas, ku Pacers u dorëzuan në fund me rezultatin 94-100. 20 dhe 10 topa të kontruar nga Joel Embiid, që vlejtën më shumë se 36 pikët e Victor Oladipos.