MENU
klinika

Vendimi i klubit

Real Madrid zyrtarizon trajnerin e ri

13.11.2018 - 20:41

Merr fund enigma e trajnerit të ardhshëm të Real Madrid. Klubi nuk ka vonuar shumë dhe ka emëruar Santiago Solari-n si trajnerin e përhershëm të ekipit deri në qershor të vitit 2021.

Solari u punësua si trajner i përkohshëm më 29 tetor, pas shkarkimit të trajnerit spanjoll Julen Lopetegui. Që prej atij momenti Real ka fituar katër ndeshjet e luajtura, starti më i mirë i një trajneri në historinë e klubit.

Fitoret e Solari-t me Los Blancos kanë qenë ndaj Melilla në Copa del Rey, Victoria Plzen në Champions League, dhe Real Valladolid me Celta Vigo në La Liga.

Në këto ndeshje, Real ka shënuar 15 gola duke pësuar dy. Klubi, që ka konfirmuar zyrtarisht Solari-n ka dhënë një deklaratë të shkurtër në faqen zyrtare.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN