MENU
klinika

La Liga, java 13

Real u kthehet humbjeve, e mposht thellë Eibar

24.11.2018 - 15:07

Real Madrid rikthehet te humbjet, për më tepër, në shifra të thella, duke rikonfirmuar edhe njëherë tjetër që problem nuk është trajneri. Eibar ka marrë një fitore befasuese 3-0 kundër “Los Blancos” në shtëpi, në javën e 13-të të kampionatit spanjoll.

Kjo ka qenë edhe humbja e parë për trajnerin argjentinas të madrilenëve, i cili e kishte udhëhequr ekipin drejt katër fitoreve radhazi pasi mori vendin e Lopetegui-t në fundin e muajit të kaluar. Një ecuri kjo që i ka siguruar ish-lojtarit të Real edhe nënshkrimin e një kontrate për tre vitet e ardhshme.

Në minutën e 16-të ka ardhur goli i vendasve, që është quajtur i vlefshëm pas ndërhyrjes së VAR. Shpërbërja e kampionëve të Europës në fuqi ka ardhur në harkun e pesë minutave në pjesën e dytë. Enrich ka dyfishuar avantazhin e vendasve në të 52-ën, teksa Kike ka realizuar të tretin në të 57-ën.

Ka qenë një fitore plotësisht e merituar për Eibar dhe një paraqitje që ka lënë shumë për të dëshiruar nga ana e Real Madrid. Për më tepër, lojtarët e Solari-t kanë humbur rastin për të shkuar përkohësisht në vendin e dytë të renditjes dhe mbetet në pozicionin e gjashtë me 20 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN