MENU
klinika

La Liga, java 11

Real vuan, por me Solarin kthehet te fitorja

03.11.2018 - 18:07

Dy fitore radhazi, një nga Kupën e Mbretit dhe një në kampionat, pavarësisht se kjo e fundit me shumë vuajtje, duket se kanë rikthyer Real Madrid në “shina”. Nëse në kupë ishte mëse normal suksesi, fitorja e sotme 2-0 në “Bernabeu” ndaj Valladolid, është një ogur i mirë për trajnerin e ri Solari.

Më tepër se sa loja, për “Los Blancos” ka rëndësi trepikëshi. Ndeshja është zhbllokuar në minutën e 83-të nga autogol i Kiko-s, pas insistimit të Vinicius. Kaq u desh që Real Madrid të luante më qetë.

Në minutën e 88-të vjen edhe goli i sigurisë, i shënuar me penallti nga kapiteni Sergio Ramos. Pas 5 ndeshjesh pa fitore (4 humbje dhe një barazim) Real ngjitet në vendin e gjashtë me 17 pikë, 4 pikë pas Barcelonës së vendit të parë, por me këtë të fundit me një ndeshje më pak.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN