MENU
klinika

Ndarja etnike

Regjistrimi i popullsisë ngjall reagime në Maqedoni

17.11.2018 - 22:54

Të gjitha partitë politike shqiptare kanë kundërshtuar propozimin e Entit Shtetëror të Statistikave në Maqedoni, që gjatë regjistrimit të popullsisë të fshihet paragrafi rreth përkatësisë etnike dhe asaj fetare.

Këto reagime vijnë pasi drejtori i Entit Shtetëror të Statistikave ka paralajmëruar se në bazë të propozim-ligjit për regjistrimin e popullsisë, nuk parashihet paragrafi mbi përkatësinë etnike dhe religjionit.

Konica.al

Ai ka theksuar se të dhënat rreth përqindjes së përkatësisë etnike dhe asaj fetare janë keqpërdorur për qëllime politike.

Në bazë të regjistrimit të popullsisë, që parashihet të realizohet në prill të vitit 2020, për të kuptuar se cilës bashkësi etnike i takon çdo qytetar i Maqedonisë, duhet të përgjigjet në pyetjen “cila është gjuha amë e tij dhe cilën gjuhë flet në komunikim“.

Partitë politike shqiptare konsiderojnë se regjistrimi i popullsisë në asnjë mënyrë nuk paraqet vetëm një proces të thjeshtë statistikor, por ky operacion është dhe politik sepse pikërisht përqindja e përkatësisë etnike ndërlidhet me realizmin e shumë të drejtave të shqiptarëve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit. /Konica.al/