MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Rënia e mundshme e Putinit dhe rreziqet për botën

01.11.2018 - 17:19

Mirëqenia e popullsisë ruse ka rënë, popullariteti i Putinit po ashtu. Por 18 vitet e Vladimir Putinit në pushtet na kanë mësuar diçka,  rënia e vlerësimit për të nuk është një lajm i mirë për të gjithë.

Vetëm shtatë muaj më parë, Presidenti rus Vladimir Putin  u rizgjodh për herë të katërt, me 77% të votave.

Por, sipas një sondazhi të kryer nga Qendra Ruse për Hulumtimin e Opinionit Publik, nëse do të mbaheshin zgjedhjet presidenciale, Putin ndoshta do të merrte vetëm 47% të votive. Ky është një rezultat i rrezikshëm për Rusinë dhe botën.

Natyrisht, të dhënat e sondazhit në Rusi nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht balancën reale të pushtetit.

Putin e siguroi presidencën në vitin 2000 me premtimin për të rritur standardet e jetesës dhe për të rikthyer statusin e Rusisë si një fuqi udhëheqëse globale. Për fatin e tij të mirë, çmimet e naftës filluan të ngriheshin. Ndërkohë, ai vendosi të punonte për ringjalljen e Bashkimit Sovjetik, me një emër tjetër.

Që në fillim, Putini përdori censurën e medias për të siguruar autoritetin e tij, duke siguruar që çdo sukses, duke përfshirë rritjen e çmimeve të naftës, të konsiderohej si arritje e tij personale.

Dështimet, sigurisht, nuk ishin kurrë faji i Putinit. Pra, në vitin 2007, kur rritja ekonomike u ngadalësua dhe pabarazia sociale u rrit, Putin mbajti një fjalim në Konferencë në Mynih ku fajësonte SHBA-në.

Megjithatë, deri në vitin 2013, vlerësimi për Putinin ra në nivele shumë  të ulëta, madje më të ulëta se sot. Në vitin 2014, pas Lojrave Olimpike Dimërore në Soçi, Rusia pushtoi Ukrainën dhe aneksoi Krimenë. Putin, njoftoi media shtetërore, po përmbushte premtimin e tij për rivendosjen e madhështisë së mëparshme të Rusisë.

Vlerësimi i Putinit u rrit dhe shkoi 85%. Për shumicën dërrmuese të rusëve, autoriteti i Putinit ishte i padiskutueshëm.

Por, pasojat afatgjata kanë qenë të rënda, për shkak të sanksioneve perëndimore të vendosura në përgjigje të aneksimit të Krimesë.

Si rezultat i këtyre sanksioneve, vlera e rublave ka rënë ndjeshëm ndaj dollarit, inflacioni është rritur, dhe standardet e jetesës kanë rënë. Në fund të verës së kaluar, qeveria ruse u detyrua të rriste moshën e daljes në pension, një lëvizje e kundërshtuar nga 90% e popullsisë.

Për më tepër, partia qeverisëse e Rusisë ka hasur pengesa për sa i përket zgjedhjeve. Disa ekspertë pohojnë se humbjet elektorale pasqyrojnë një lloj “lodhjeje të pushtetit”.

Qytetarët tani pyesin se sa e fortë është Rusia. Propaganda ende fajëson Perëndimin për gjendjen e vështirë të vendit, por rusët nuk janë të bindur.

Por 18 vitet e Vladimir Putinit në pushtet na kanë mësuar diçka,  rënia e vlerësimit për të nuk është një lajm i mirë për të gjithë. Rusët mund të lodhen, por Putini jo. Dhe nëse mendoni se autoriteti i tij po zbehet, ai me siguri së shpejti mund të tregojë se është koha për një tjetër fitore.

Tikhon Dzyadko është analist dhe gazetar rus në rrjetin televiziv të pavarur RTVI

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga Project Syndicate

Ku shkoi pushteti i Putinit?!

Analizë nga Project Syndicate

Ëndrrat mesjetare të Putinit…